Tahiri: Ban Ki-moon injoron drejtësinë për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

01.03.2016 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Ministrja për Dialog dhe njëherësh Kryetare e Bordit për peticionin ka deklaruar se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon injoron drejtësinë për gratë e Kosovës të dhunuara nga forcat serbe gjatë periudhës luftës 1998-1999.

Përmes një komunikate është bërë e ditur se ministrja Tahiri ka bërë me dije se letra e dërguar te Ban Ki-moon në shtator të vitit 2015 në të cilin kërkohej takim me të me qëllim të diskutimit të çështjes së dhunimit të grave gjatë luftës në Kosovë dhe për dorëzimin e peticionit të qytetarëve të Kosovës për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për këtë çështje ka hasur në një mospërfillje të padrejtë nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon.

“Tani shtatë muaj nuk kemi marrë përgjigje nga ana e tij”, ka thënë Tahiri.

Ajo më tej shtoi se në vitin 2014 ishte takuar në Neë York me përfaqësuesen speciale të OKB-së për çështjen e dhunimit të grave gjatë konflikteve Zainab Hawa Bangura, me të cilën kishte biseduar këto çështje, ndërsa menjëherë pas përfundimit të nënshkrimit të peticionit nga qytetarët e Kosovës i kishte shkruar asaj një letër me kërkesë për takim me Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki-moon për dorëzim të peticionit.

Mirëpo, Bangura në përgjigjen e saj të vonuar kishte propozuar që peticioni t’i dorëzohet UNMIK-ut. Duke qenë se UNMIK nuk është kompetent për këtë çështje dhe duke marrë parasysh se peticioni i është adresuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Ban Ki-moon, ne iu drejtuam me letër atij dhe deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje, transmeton Koha.net.

“Dëshiroj të theksoj se OKB dhe vet Ban Ki- moon vazhdimisht theksojnë nevojën urgjente për drejtësi ndaj grave të dhunuara gjatë luftërave dhe janë miratuar një varg rezolutash për këtë çështje, mirëpo ky përkushtim nuk po zbatohet praktikisht”, ka thënë Tahiri.

Ministrja Tahiri ka potencuar se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon raporton katër herë në vit mbi gjendjen në Kosovë pranë Këshillit të Sigurimit dhe përderisa në këto raporte adresohen gati të gjitha çështjet e rëndësishme të paqendërtimit në Kosovë, ai vazhdimisht ka injoruar çështjen e drejtësisë për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, rasti i fundit ishte dje kur në New York u mbajt seanca e radhës e KS të OKB mbi situatën në Kosovë.

Tahiri paralajmëroi intensifikimin e hapave për të sensibilizuar bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me padrejtësinë që OKB po e bënë ndaj të mbijetuarave të dhunimit gjatë luftës në Kosovë duke injoruar drejtësinë për to dhe duke lënë kriminelët nga radhët e forcave serbe të pandëshkuar.

Në vijim gjeni letrën e ministres dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon në gjuhën shqipe si dhe origjinalin në gjuhën angleze.

Letra e ministres, Edita Tahiri, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon.

Të nderuarit Z. Ban Ki-moon
Sekretar i Përgjithshëm, Kombet e Bashkuara
Selia Qendrore e OKB, Neë York
NY 10017, USA

Prishtinë, 21 shtator 2015

I nderuar Sekretar i Përgjithshëm Ban Ki-moon,

Proceset rindërtuese pas periudhës së konfliktit në Kosovë kanë nxjerr në pah se rreth mbi 20000 gra janë përdhunuar dhe abuzuar nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999. Pas gjashtëmbëdhjetë vitesh, tragjedia e dhunimit si krim lufte në Kosovë nuk është adresuar nga asnjë mekanizëm ndërkombëtar i drejtësisë.

Rezoluta 2106 (2013) e Këshillit të Sigurimit e OKB definon qartë se “dhuna seksuale mund të përbëjë krim kundër njerëzimit apo është një akt i gjenocidit” si dhe “përdhunimi dhe format e tjera të dhunës së rëndë seksuale gjatë konflikteve të armatosura janë krime lufte.” Rezoluta 2106 njeh faktin se një hetim dhe dokumentim efektiv i dhunës seksuale gjatë konflikteve të armatosura është i rëndësishëm për sjelljen e autorëve para drejtësisë dhe siguron qasje në drejtësi për të mbijetuarit.

Ndërsa raportet vjetore të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi dhunën seksuale gjatë konflikteve, duke përfshirë edhe Raportin e vitit aktual S/2015/203 të datës 23 mars 2015, ofron një dokumentim të vlefshëm mbi këto fenomene në shumë konflikte në mbarë botën, në këto raporte nuk përfshihet rasti i Kosovës.

Ne, gratë në Kosovë kemi vendosur të flasim. Ne kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për gratë e Kosovës të përdhunuara gjatë konfliktit të viteve 1998-1999. Prandaj, me mirësi kërkojmë një takim me ju për të diskutuar këtë çështje, në përputhje me Rezolutën 2106 e KS të OKB (2013) dhe duke pasur parasysh se Kombet e Bashkuara mbështesin plotësisht parimin e sigurimit të shërbimeve për të mbijetuarit dhe dhënien fund të mosndëshkimit. Besojmë se një hap i parë në këtë përpjekje është një raport i besueshëm i bazuar në dhe prova, për të cilin kërkohet angazhim i të dyja palëve të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB dhe autoriteteve të Kosovës.

Dështimi për të kërkuar drejtësi për krimet e dhunës seksuale minon pajtimin, thellon vuajtjet, dhe ushqen riciklimin e konfliktit. Tani ka ardhur koha për drejtësi ndërkombëtare për gratë e Kosovës të dhunuara gjatë luftës 1998- 1999. E drejta ndërkombëtare humanitare, Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj gruas (CEDAË) dhe Rezolutat e OKB mbi këtë çështje, bëjnë thirrje të qartë se çështjet e dhunës seksuale në konflikte nuk duhet të mbesin edhe më tej të injoruara dhe të pandëshkuara.

Legjitimiteti i kërkesës së lartpërmendur rrjedh nga peticionit që është mbështetur/nënshkruar nga më shumë se 100000 qytetarë të Kosovës. Ne, Bordi i Drejtues i Grave të Kosovës për Peticionin, duke pasur parasysh se Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, kemi zgjedhur të përdorim instrumentin demokratik të peticionit me qëllim që thirrja e tyre për drejtësi të dëgjohet nga ju.

Prandaj për këtë qëllim më herët kam komunikuar me Znj. Zainab Haëa Bangura, Përfaqësuese Speciale e Sekretarit Gjeneral të OKB mbi Dhunën Seksuale në Konflikte, e cila sugjeroi se kërkesa jonë dhe peticion të dorëzohet tek UNMIK.

Përderisa ne do të kërkojmë që këtë letër UNMIK-u t`ua dorëzoj juve, ju bëjmë me dije se Peticioni i qytetarëve të Kosovës u është adresuar Juve, andaj presim mbështetjen tuaj si Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Përveç kësaj, zëvendëskryeministri njëherësh Ministër i Jashtëm i Kosovës, z. Hashim Thaçi, në fjalimin e tij të mbajtur në takimin e KS të OKB të datës 21 gusht të këtij viti, u bëri thirrje anëtarëve të KS të OKB për të mbështetur peticionin e qytetarëve të Kosovës që kërkojnë drejtësi ndërkombëtare për gratë e Kosovës të përdhunuara gjatë luftës.

Përndryshe, personalisht shumë shpresoj se ju si një i diplomuar në Universitetin e Harvardit, Kennedy School of Government, në vendimin tuaj për t`u takuar me ne, do të integroni filozofinë dhe vlerat e shkollës sonë të përbashkët, shkollë kjo ku edhe unë kam studiuar dhe diplomuar në vitin 2002.

Sinqerisht shpresoj se do të marrë përgjigje pozitive nga ju.

Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta për lidershipin tuaj shumëvjeçar në këtë mision të OKB-së.

Sinqerisht,

Edita Tahiri
Kryetare
Bordi i Drejtues i Grave të Kosovës për Peticion (BDGKP)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë