Tahiri: 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit

E publikuar: 21/09/2024 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri thotë se partia e tij kurrë nuk ka qenë më e fortë se në këto zgjedhje, që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Tahiri përmes një shkrimi në ‘X’ thotë se 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit.

“AAK kurrë në historinë e vet nuk ka qenë më e fortë se në këto zgjedhje. Me koalicionin që e ka, me qeverisjen lokale në pesë komunat që e ka dhe me pozicionimin shumë të saktë të udhëheqësit tonë. Rezultati zgjedhor do të jetë befasi, AAK do të ketë rezultatin më të mirë.
9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit”, shkroi Tahiri.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020