Sylë Hoxha Kërkon Falje

17.03.2015 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sylë Hoxha Kërkon Falje
  • Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka reflektuar për fjalorin e përdorur dje gjatë një deklaratë për media.

    Kur doli para gazetarëve të hënën, Hoxha u mor me të kaluarën e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të cilët e kundërshtojnë mënyrën se si Hoxha po e udhëheq këtë institucion.

    Por sot, Sylë Hoxha shprehu keqardhje për fjalët e thëna dje.

    “Më vjen keq nëse dje, me fjalorin tim, është ofenduar dikush”, tha Hoxha sot.

    Shtensionimit të Hoxhës i ka paraprirë një takim me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pasi katër anëtarë të KPK-së deshën ta nisin një mbledhje për ta shkarkuar Hoxhën nga ky këshill.

    Anëtarët e KPK-së janë kthyer në mbledhje pas takimit me Kuçin, ndërsa Hoxha u shpreh se përbërja e Këshillit është pajtuar që të ketë mbledhje të rregullta.

    Vazhdon Bllokada në Këshillin Prokurorial16:07

    Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në cilësinë e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, është duke u takuar me katër anëtarët e tjerë të këtij këshilli brenda ndërtesës së Prokurorisë së Shtetit.

    Takimi ka filluar gati një orë më parë dhe është duke vazhduar ende.

    15:35Katër anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk e kanë përfillur vendimin e ushtruesit të detyrës së kryesuesit Sylë Hoxha për pezullimin e aktiviteteve të këtij këshilli deri në dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

    Sevdie Morina, Jetish Maloku, Idain Smajli dhe Bajram Uka kanë shkuar në mbledhjen e thirrur që nga e premta, por me vetëm katër anëtarë në sallë ata nuk po munden ta bëjnë kuorumin për ta filluar mbledhjen.

    Katër anëtarët e tjerë, Sylë Hoxha, Hajredin Kuçi, Florent Muçaj dhe Teki Bokshi nuk janë paraqitur në këtë mbledhje.

    Përderisa katër pjesëmarrësit në mbledhje po presin të vijë ndonjë nga kolegët tjerë, KALLXO.com ka provuar ta kontaktojë ministrin Hajredin Kuçi për ta pyetur nëse ai do të marrë pjesë, por nuk ëhstë përgjigjur.

    Ndërsa anëtari tjetër Teki Bokshi ende nuk e ka vendosur nëse do të marrë pjesë.

    “Jam duke e analizuar me kolegët tjerë se a do të marrim pjesë apo jo”, deklaroi Bokshi./kallxo.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin