Swansea 0-1 Chelsea, notat e lojtarëve

E publikuar: 28/04/2018 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Swansea City me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Ligës premier.

Skuadra e Antonio Contes ka fituar ndaj Swanseat dhe kjo fitore i mban në garë për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Goli i vetëm në këtë fitore për Blutë u shënua nga mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, i cili shënoi në minutën e katërt.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Fabregas, i cili u vlerësua me notë 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mesfushorin vendas, Andy King që u notua me 6.0. /Telegrafi/

Swansea:

Te Swansea dështuan edhe Roberts e Ayew

Chelsea: 

Te Chelsea shkëlqyen edhe Kante dhe Azpilicueta