Lajmet

Sveçla dhe Konjufca, gjykimin ndaj tyre e quajnë politik

16.03.2016 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sveçla dhe Konjufca, gjykimin ndaj tyre e quajnë politik

Në pjesën e dytë të seancës e cila po mbahet kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje fjalën e tyre e kanë dhënë edhe Xhelal Sveçla dhe Glauk Konjufca.

Sveçla të cilin Policia e ka arrestuar në zyrën e tij për ta sjellë në Gjykatë, në fjalën e tij hyrëse këtë rast e ka quajtur rast politik.

Sipas tij me vetë faktin që EULEX-i nuk është këtu tregon se edhe ata e kanë kuptuar që ky ka qenë një mesazh politik dhe për gjitha ato që i kanë planifikuar këtij vendi.

Ai madje tha se tash pas shtatëve vitesh nga ajo ngjarje janë më të bindur se kurrë se ky mesazh ka qenë i duhur, i drejtë por siç tha ai ndoshta fatkeqësisht edhe i pamjaftueshëm.

“Vetë mosprezenca e këtyre këtu nënkupton që e kanë pranuar fajësinë për çka i kanë bërë këtij populli dhe këtij vendi. Prandaj aktualizimi shtatë vjet prapa kësaj vepre është politike dhe rrjedhimisht disa janë për shkak të fjalës por jam i bindur që ne jemi të burgosur politik”, tha Sveçla.

Njëjtë si Sveçla edhe deputeti Glauk Konjufca këtë gjykim e ka quajtur politik.

“Sepse unë mendoj që nuk ishte aspak i rastësishëm momenti kur u dha urdhër që ne të sillemi në burg, dhe tjetra është që ky grup i aktivistëve që u mbajtën në paraburgim dhe sërish u sjellën në burgim e gjë që unë mendoj që është e padrejtë. Dhe kjo më shtyn të mendoj që këto veprime nuk vijnë drejtpërdrejt nga institucionet këtu, por adresa është te Qeveria dhe për këtë më vjen keq sepse drejtësia do të duhej të ishte institucion i pavarur”, tha Konjufca.

Deputeti Konjufca mendon se ndaj tij është bërë shkelje e hatashme për të drejtat e njeriut në gusht të vitit 2009.

“Atë ditë veprimtaria ime ka filluar dhe ka mbaruar me një deklaratë timen. Dhe unë e konsideroj vetveten të burgosur për ndërprerje të fjalës dhe mendoj që të dënuar të tillë në BE në planetin tonë nuk ka as në Rusi dhe në Kubë, ndërsa në Kore të Veriut besoj që ka”, tha Konjufca.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin