Genc Hoxha insiston se nuk do të vazhdojë ta udhëheqë Vëllaznimin, nëse klubi gjakovar vazhdon të udhëhiqet nga kryesia aktuale. Trajneri gjakovar ka mbetur i zhgënjyer me kryesinë e tanishme, me të cilën i prishi punët përfundimisht kur u shkarkua, shkruan Zëri.
“Prej momentit që më kanë shkarkuar, s’kam pasur më kontakt me anëtarët e kryesisë. Nëse vazhdojnë ata ta udhëheqin klubin, me ma shtru me lira, nuk rri në Vëllaznim. S’kemi pasur asnjëherë përkrahje nga ta”, theksoi Hoxha për “Zërin”.
“Unë kam pasur marrëveshje njëvjeçare dhe tash ajo ka skaduar. Nëse ndryshojnë gjërat, jam i gatshëm ta vazhdoj punën time në klubin e zemrës”, përfundoi Hoxha. /Zëri/
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com