Super-programi që iu ofrua SHISH për të përgjuar telefonat

12.07.2015 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Super-programi që iu ofrua SHISH për të përgjuar telefonat
Prej tetorit të vitit 2013, një kompani e huaj ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me disa zyrtarë shqiptarë të interesuar për të blerë prej saj programe kompjuterike të afta për të përgjuar kompjutera dhe telefona të gjeneratës së fundit, smartphonë. Programi i quajtur Remote Control System Galileo është projektuar për të sulmuar, infektuar dhe monitoruar një numër tepër të madh kompjutersh dhe smartfonësh vjedhurazi. Ai  i lejon përdoruesit që të mbledhë fshehurazi të dhëna nga të gjitha sistemet operative të përdorura si Windows XP, Vista, Windows 7 dhe 8, Mac OS dhe linuks.Në lidhje me smartphon-ët ai mund të monitorojë dhe përgjojë iPhone-t, Symbian që përdor Nokia, Blackberry, Adroid –ët dhe telefonat Windows 8. Pasi objektivi është infektuar nga ky program, Remote System Control Galileo lejon hyrjen në aparat dhe marrjen e informacioneve të shumllojshme. Këtu përfshihen të dhënat dhe komunikimet nga Skype, Facebook, Twitter, WhatsApp, Viber, Line etj. Programi përgjon gjithashtu në të gjitha gjuhët e tastierave kompjuterike apo të telefonave, zbulon vendndodhjen e tyre, u kopjon fotografitë, mikrofonat, pra bisedat dhe kamerat. Në mënyrë të padukshme ky program arrin të depërtojë edhe sistemet e mbrojtëse më të njohura. Wikileaks ka zbuluar sy program iu propozua Shërbimit Informativ Shtetëror. Mësohet se propozimi erdhi nga një drejtori brenda SHISH. Por sic tregon Ëikileaks, bisedimet kishin nisur më herët. Kontaktet mes kompanisë Hacking Team, që e dispononte atë kishin nisur prej tetorit të vitit 2013 mes drejtuesve të saj dhe një zyrtari shqiptar me inicialet E.D. Negociatat vijojnë mes E.D dhe përfaqësuesve të kompanisë. Por në dhjetor të 2013 –ës pjesë e tyre bëhet edhe një punonjës i shërbimit informativ me inicialet E.L. Në këmbimin e e –maileve mes tij dhe një përfaqësuesi të HackinTeam, punonjësi i SHISH thotë se Shërbimi Informativ kishte pranuar parimisht që të shihte një prezantim të programit, në fillim të vitit 2014. Disa përfaqësues të kompanisë mbërrijnë në Tiranë në shkurt të vitit 2014 për t’a prezantuar projektin. E –mailet e Wikileaks japin detaje për udhëtimin e përfaqësuesve të kompanisë, akomodimin e tyre në Hotel Tirana dhe largimin nga Shqipëria. Ato tregojnë gjithashtu se mes kompanisë dhe pikave të kontaktit në Shqipëri ka patur edhe telefonata. Përmbajtja e tyre nuk bëhet e ditur. TV Klan mësoi se pas shumë muajsh negociata, të cilat vijuan edhe në vitin 2015, SHISH refuzoi ta blinte super –programin e përgjimeve. Arsyeja: ai ishte i kushtueshëm dhe SHISH nuk mund ta përballonte. Në dokumentat e publikuar nga Wikileaks thuhet se të interesuar për këtë program ishin zyrtarë të qeverisë. Por në e –mailet e siguruar deri tani nuk ka shumë detaje rreth kësaj. Nuk është e qartë nëse negociata do të vijojnë me kushte të tjera që mund të kërkojnë ulje të cmimit. Nëse programi do të blihej, asnjë nga kompjuterat apo celularët nuk do të ishte më i sigurtë.
Tv Klan
Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar