Sulmohen zyret e Vetëvendosjes, vidhen dokumente (Foto)

E publikuar: 07/04/2017 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë natës së mbrëmshme kanë qenë cak i sulmit. Njoftimi është bërë publik nga deputetja e kësaj partie Aida Dërguti.

Dërguti ka shkruar se kushdo që i sheh mbishkrimet të cilat janë të vendosura në mur mund të mendohen se janë shkruar nga përkrahësit, ndërsa ka bërë të ditur se janë vjedhur edhe dokumente.

Postimi i Dërgutit:

Kushdo që i sheh këto mbishkrime në mur, mund të mendojë se janë shkruar nga përkrahësit tanë. Në të vërtetë, këto mesazhe në mure na i kanë lënë “vizitorët” anonim që thyen mbrëmë zyren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri. Përveç shtëpizave te kompjuterëve dhe televizorit, janë vjedhur edhe dokumente!!! Ama kjo I-ja e madhe me pikë po më duket shuuumë e dyshimtë…
P.S. po i shtoj dhe ca foto, për shkak të kërkesave