Një polic është therur me thikë ndërsa sulmuesi i tij është qëlluar me armë nga policia në ndërtesën e Parlamentit të Britanisë në Londër.
Policia britanike po e trajton sulmin si incident terrorist.
Raportohet se sulmuesi i ka shkelur disa kalimtarë me makinë në urën e Londrës.
Ai raportohet se është futur me dhunë përmes portës së Parlamentit dhe e ka therur policin.
Dëshmitarët thonë se sulmuesi u qëllua nga policia derisa po i afrohej një oficeri tjetër.
Parlamenti është mbyllur.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shmangin zonën e Westminster.
Ka shkuar në dy numri i të vdekurve, raportohet edhe për 12 të lënduar. /Express/