Stuhia e rrufeve në Arktik befasi për shkencëtarët

E publikuar: 01/08/2021 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vala e rrufeve në veri të Alaskës la të habitur shkenëtarë e meteorolog.

Disa vetëtima përfshinë Arktikun, vend ku mungon nxehtësia e nevojshme për formimin e vetëtimave.

“Sinoptikanët nuk kishin parë diçka të tillë më përpara”, tha Ed Plumb, meteorolog.

Por, duke e marrë parasysh se temperaturat në këtë rajon janë duke u ngritur vazhdimisht, ata thonë se kësi lloj stuhie të rrufeve mund të ndodhin edhe më shpesh. Disa prej tyre e lidhin edhe me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktojnë lagështi në atmosferë.

“Ka të bëjë me temperaturat”, tha Robert Holzworth, fizikant në Universitetin e Uashingtonit, në Seattle.

Ajo që dikur ishte shumë e rrallë, tashmë është thjesht e rrallë”, tha shkencëtari Rick Thoman, duke shtuar se gjatë jetës së tij, deri më tani, nuk i ka ndodhur të përjetojë vetëtima për 3 ditë rresht.

Rrufetë kanë sjellë edhe zjarre në pyjet e Siberisë dhe Alaskës. Dhe parashikohet që deri në fund të shekullit, më shumë se gjysma e tundrave në Alaskë do të digjen.