Stresi bashkohet me Encën, ja kundër kujt

E publikuar: 15/10/2018 22:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi Enca publikoi këngën e saj më të re me titull “Kujt Po i Han” pasditen e së premtes, Noizy nuk e kontrolloi dot veten dhe ironizoi ish-bashkëpunëtoren e tij me tre foto ku shfaqeshin dy lope me mikrofon përpara.

Dhe disa orë më pas, Enca iu përgjigj me një foto të një majmuni që shfaqej i trishtuar, të cilit i kërkonte falje se e kishte mërzitur dhe në një video “live” në Instagram, Enca i drejton gishtin një posteri të Noizyt në kryeqytet.

Por këtë bashkëpunim të Encës dhe Don Phenom e ka mbështetur edhe një ndër rivalët e hershëm të Noizyt, pikërisht Stresi. Ky i fundit ka publikuar një foto të këngës në instastory dhe ka etiketuar Encën e Don Phenom.