Stojanoviq: Deputetët e Listës Serbe ia kthyen shpinën popullit serb

E publikuar: 22/12/2016 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, pjesë e Listës Serbe, e ka dënuar kthimin në Kuvend të Listës Serbe, respektivisht pesë deputetëve të kësaj liste.
Sipas tij, ata janë të padenjë që ta përfaqësojnë popullin serb në Kosovë.

“Është për keqardhje se si për përfitim të vogël të pushtetit janë të gatshëm që t’ia kthejnë shpinën të gjitha atyre që janë të rëndësishme për popullin tonë dhe t’i pështyni në fytyrë të gjithë njerëzit tanë që janë bllokuar të kthehen në Mushtisht, të gjithë ata që nuk mund t’i kthejnë pronat e veta, të gjithë punëtorët e Trepçës, të gjithë neve që jetojmë në Kosovë dhe dëshirojmë që ta themelojmë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të Kishës ortodokse serbe e cila nuk mund të hyjë në pronat e veta”, ka thënë Stojanoviq, transmeton lajmi.net

Ai ka shtuar se të gjitha këto atyre nuk ju interesojnë, pasi që atyre ju intereson vetëm pushteti.