Stavileci dhe Warlik vizitojnë termocentralet Kosova A dhe Kosova B

E publikuar: 08/09/2016 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i shoqëruar nga Zëvendës Ndihmësja e Sekretarit të Shtetit për Energji dhe Resurse Natyrore, Mary Warlick, kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ministri Blerand Stavileci tha se qëllimi i vizitës ishte që të shohin nga afër punën që është bërë në këto stabilimente dhe për të parë nga afër sfidat me të cilat po përballen tash dhe sfidat e së ardhmes.

“Këtu bëhet një punë e madhe edhe përkundër sfidave. Ne kemi vendosur që të bëjmë realitet disa prej projekteve . Zhvillimet e fundit në rrafshin regjional tregojnë se duhet të ketë bashkëpunim. Parakushti themelor për një zhvillim ekonomik është furnizimi stabil me energji elektrike”, tha Stavileci.

Ndërsa, zëvendës Ndihmësja e Sekretarit të Shtetit për Energji dhe Resurse Natyrore, Mary Warlick tha se do të ndërtohet Kosova C dhe to të hiqet nga përdorimi Kosova A.

Gjithashtu ajo tha se do të bëhet edhe rehabilitimi i Kosovës B. Veç kësaj ajo tha se USAID-i për Kosovën C do të investojë me 12 milionë euro dhe me 39 milionë euro nga Banka Botërore.