Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

E publikuar: 15/11/2023 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe për një kohë të pacaktuar në paraburgim.
Siç bëhet e ditur, Trupi Gjykues ua ka vazhduar qëndrimin prapa grilave.

Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë që nga muaji nëntor i vitit 2020.

Në aktakuzën e Gjykatës Speciale, Krasniqi akuzohet për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave, ndërsa Selimi akuzohet për vepra penale që kanë të bëjnë me krime lufte gjithashtu si, ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje.

Veprat për të cilat akuzohen Krasniqi e Selimi, sipas Dhomave të Specializuara dyshohet se janë kryer midis viteve 1998-1999.