“Specialja na mashtroi, as Hashim Thaçi as ushtari më i thjeshtë nuk do akuzohet për trafikim organesh.” – thotë Tomë Gashi 

E publikuar: 23/10/2024 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Tomë Gashi tha se në Kuvendin e Kosovës është votuar lehtësisht Gjykata Speciale në vitin 2015 dhe kësisoj asnjë qeveri nuk mund ta ndalë punën e saj.

Ai Gjykatën Speciale e quajti “gjykatë mashtruese”.

Sipas tij “asnjë pjesëtar i UÇK-së prej Hashim Thaçit deri te ushtari i fundit që ka me shku në Gjykatën Speciale, kurrë për jetë nuk ka me qenë i akuzuar për trafikim të organeve njerëzore, por ne na mashtruan”, tha avokati Gashi për Gjykatën Speciale.

“Kjo Gjykatë kriminale, antishqiptare, që i gjykon vetëm pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është faktikisht diçka që ne lehtësisht ja kemi leju vetëvetes me 2 gusht 2015…”, tha Gashi në Pressing.

“Asnjë qeveri nuk mundet me bo juridikisht me ndalë punën e Gjykatës Speciale”, u shpreh Gashi.