Specialja kushtëzon liberalizimin e vizave dhe MSA-në

09.07.2015 18:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Specialja kushtëzon liberalizimin e vizave dhe MSA-në

Zhvillimet politike brenda Bashkimit Evropian, por edhe në Kosovë, mund të kenë ndikime dhe të reflektojnë në proceset integruese dhe liberalizimin e vizave për Kosovën, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Zëvendësministri i Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Ramadan Ilazi, duke folur lidhur me deklaratat e drejtorit për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Evropian, Jean – Eric Paquet, lidhur me vonesën e themelimit të Gjykatës Speciale për krime lufte, tha se një dështim i tillë mund të ndikojë në rrugën e Kosovës për liberalizim dhe nënshkrim të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA).

“Kërkesat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për Republikën e Kosovës që të themelojë Gjykatën Speciale, mund të kenë efektin e tyre nëse ne dështojmë në këtë aspekt”, tha Ilazi.

Ilazi ka shtuar se pavarësisht zhvillimeve që mund të ndodhin, Kosova do të insistojë në vlerësimet korrekte të përmbushjes së detyrave për MSA-në dhe liberalizmin e vizave.
“Ne këmbëngulim që MSA të nënshkruhet brenda verës në kuadër të afatit që e ka përcaktuar vet Komisioni Evropian, si dhe për liberalizimin e vizave ne presim që deri ne fund të këtij viti të përmbyllim me sukses këtë proces që nënkupton të marrim një rekomandim për liberalizim të vizave”, tha ia.

Drejtori për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Evropian, Jean- Eric Paquet, gjatë qëndrimit në Kosovë është shprehur i brengosur për faktin se Kuvendi i Kosovës nuk arriti të themelojë Gjykatën Speciale për krime lufte.

Zyrtari evropian ka kërkuar sërish nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe Qeveria e Kosovës, që të rishqyrtojnë mundësitë për themelimin e Gjykatës Speciale.

Njohësi i integrimeve evropiane, Fatmir Curri nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), konsideron se kërkesat shtesë nga Bashkimi Evropian janë ndërhyrje jo normale në procesin e integrimit dhe mund të kenë efekte që këto procese të shtyhen paskajshmërisht.

“Kërkesat e tilla të cilat vijnë nga ana e Bashkimit Evropian si kushtëzim në agjendën evropiane si në atë në integrimit evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit apo të vizave, janë jo normale dhe për mendimin tim këto mund të kenë efekte apo dëme të mëdha në normalitetin e procesit të integrimit sepse paskajshmërisht mund ta shtyjnë si nënshkrimin e MSA-së, ashtu dhe liberalizmin e vizave”, tha Curri duke shtuar se në ketë rrafsh një pjesë të fajit e mban edhe Qeveria e Kosovës, pasi që sipas tij, qeveria po lejon kushtëzime të tilla.

Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ai i liberalizimit të vizave janë procese të veçanta të vendosura në dokumente të cilat udhëzojnë reformat në Kosovë, thotë Iliriana Kaçaniku, njohëse e integrimeve evropiane nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.

“Për të parën (për integrim në BE), këtë vit janë vetëm rekomandimet e Raportit të Progresit, derisa të miratohet MSA-ja. Për të dytën, Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave. Çfarëdo avancimi i vendit në ketë rrugëtim duhet të bazohet në vlerësimin e drejtë të detyrave të përmbushura nga këto dy dokumente”.
“Përderisa avancimi të vlerësohet në obligime politike të pa inkuadruara në cilindo nga këto dy dokumente, besueshmëria e Bashkimit Evropian dhe perspektiva evropiane e Kosovës do të vihet ne pyetje”, ka theksuar Kaçaniku.

Kaçaniku në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, tha se “vetëm vlerësimi ‘strikt dhe fer’ duhet të jetë themel i avancimit të Kosovës në procese evropianizuese.

Sa i takon hyrjes në fuqi të MSA-së, zyrtarët e institucioneve të Kosovës kanë deklaruar se “tani kjo është punë e procedurave të brendshme të institucioneve të BE-së dhe pas hyrjes në fuqi, Kosova dhe BE-ja për herë të parë do të krijojnë mekanizma institucional të bashkëpunimit, të parapara me MSA-në, njejtë sikurse vendet e rajonit”.

Qytetarët e Kosovës ende përballen me vështirësi të shumta që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes në vendet e zonës Schengen.

Kriteret që duhet plotësuar Kosova për liberalizim vizash, disa herë janë përmendur në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian. /REL/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare