Specialja, analistët parashohin zgjedhje të reja

14.08.2015 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Specialja, analistët parashohin zgjedhje të reja

Funksionalizimi i Gjykatës Speciale do të ketë ndikim të madh në skenën politike në vend, vlerësojnë analistët politikë.

Analistët politikë parashohin zgjedhje të reja në fillim të vitit të ardhshëm dhe ndryshime të mëdha në skenën politike pas funksionalizimit të Gjykatës Speciale. Këto ndryshime, ata i shohin në varësi të asaj se kush do të jenë në fokus të Gjykatës Speciale.

Analisti Artan Muhaxhiri vlerëson se Gjykata Speciale do të ketë ndikim të madh në spektrin politik, por sipas tij, pesha e këtij ndikimi do të varet nga rëndësia partiake e personave që do të akuzohen.

“Nëse do të akuzohen disa nga udhëheqësit e PDK-së, është e absolutisht e sigurtë se do të kemi zgjedhje të reja, sepse koalicioni aktual PDK-LDK, nuk mund të vazhdojë nëse do të mungojnë disa nga politikanët kryesorë të cilët edhe e kanë krijuar atë”, tha Muhaxhiri për Radio Kosovën.
Në rast se Gjykata Speciale ngrit aktakuza ndaj figurave kryesore të PDK-së, dhe do të vazhdonte koalicioni PDK-LDK, analisti Imer Mushkolaj thotë se kjo do të ishte humbje e madhe për vendin.

“Nëse do të ndodhë një gjë e tillë do të kthehemi në situatën e vitit 2005 kur Haradinaj udhëtoi drejt Hagës dhe ne e dimë pastaj se çfarë palaço koalicioni mbeti atë kohë nën udhëheqjen e zyrtarëve të tjerë të AAK-së”, tha Mushkolaj për Radio Kosovën.
Ndërkohë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë. Analisti Imer Mushkolaj shprehet skeptik se zgjedhjet mund të mbahen brenda këtij viti, por ai nuk e përjashton mundësinë që ato të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

“Besoj se në vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhje, por prapë po them, varet shumë rrjedha e funksionalizimit të Gjykatës Speciale”, tha Mushkolaj.
Funksionalizimi i Gjykatës Speciale, sipas analistit Artan Muhaxhiri do ta vendos PDK-në në një pozicion të pafavorshëm karshi LDK-së në koalicionin qeverisës. Por edhe nëse shkohet në zgjedhje, PDK-ja, sipas tij, prapë do të jetë në disfavor nëse Gjykata Speciale ngrit aktakuza ndaj krerëve të kësaj partie.

Sidoqoftë, sipas Muhaxhirit, nëse shkohet në zgjedhje, PDK-ja do ta përdorë kartën e viktimizimit.

“PDK-ja do të tentojë të paraqitet si një viktimë e Gjykatës Speciale dhe si një parti e cila është e mbrojtur Kosovën nga akuzat e padrejta”, tha Muhaxhiri.
Ndryshe, pas vendimit të Kuvendit për themelimin e Gjykatës Speciale, janë përmendur emra të shumtë si të akuzuar të mundshëm të kësaj gjykate, mes të cilëve edhe krerët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa figura politike nga subjektet tjera.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së