Spanja fiton me penallti ndaj Zvicrës, përfundon ëndrra evropiane për Shaqirin dhe Xhakën

E publikuar: 02/07/2021 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Spanja dhe Zvicra e kanë mbyllur kohën e rregullt dhe vazhdimet me rezultat të barabartë (1-1) në çerekfinalen e parë të Euro 2020, ndërsa penalltitë vendosën fituesin, që në këtë rast doli të jenë Spanja me rezultat 3-1.

Spanja e nisi shumë mirë takimin ndaj Zvicrës, në kuadër të çerekfinales në Euro 2020.Jo pasi në minutën e 9-të erdhi goli për spanjollët. Pas një goditje këndi, topi u largua nga zona, duke shkuar tek këmbët e Jordi Albas.

Mbrojtësi i majtë gjuajti drejt portës, por goditja e tij u devijua nga Denis Zakaria për të përfunduar në rrjetë për 1-0.

Rastin e mirë të dytë e kishte Cesar Azpilicueta në minutën e 25-të, por portieri zviceran kapi topin pas goditjes së tij.Zvicra kishte disa gjysmëraste në minutat e fundit, por nuk arriti të rrezikojë seriozisht portën e Unai Simon.