Spahiu: Partitë shqiptare nuk dëgjuan Perëndimin, tani bartin pasojat

27.03.2015 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Spahiu: Partitë shqiptare nuk dëgjuan Perëndimin, tani bartin pasojat

Analisti i njohur Nexhmedin Spahiu thotë për INA se partitë shqiptare në Maqedoni kanë përjashtuar vetveten nga negociatat që do të zhvillohen në Bruksel.

Analisti i njohur për çështjet e Ballkanit, Nexhmedin Spahiu theksoi për INA se partitë politike shqiptare janë vetë fajtore qe kane mbetur jashtë negociatave për zgjidhjen e krizës, sepse me qasjen e tyre në politikëbërje e kanë përjashtuar vetveten nga ky procesi.

Ai këtë e ka komentuar lidhur me negociatat e paralajmëruara midis VMRO-DPMNE dhe LSDM lidhur me krizën e thelluar politike.

“Partitë shqiptare e kanë përjashtuar vetveten nga ky proces. Nuk ka asnjë arsye tjetër. Shqiptarët më nuk janë faktorë për zgjidhjen e krizës sepse e kanë përjashtuar vetëveten nga proceset politike në Maqedoni, dhe janë treguar tepër shkurtpamës. Duke ia lëpirë këmbët partisë më të fortë maqedone, ato e kanë fshirë veten nga politikbërja në Maqedoni”, deklaroi për INA, analisti Nexhmedin Spahiu.

Ai më tej vlerëson se partitë kryesore shqiptare në Maqedoni nuk kanë bërë lojëra politike për interesa të komunitetit shqiptar, por thjeshtë i janë vardisur partisë më të fuqishme maqedone.

“ Me sjelljen e tyre ato kanë treguar se nuk ka arsye reale për t’u përfshirë në bisedime pasi ato i përfaqëson VMRO”, deklaroi analisti Spahiu.

Sipas tij, shqiptarët nuk shfrytëzuan momentet vendimtare të politikbërjes së tyre në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe presidenciale, edhe pas  rekomandimeve të Perëndimit dhe faktorëve shqiptarë.

“Kjo ka të bëjë pikërisht me zgjedhjet e fundit presidenciale, kur Perëndimi i ftoi shqiptarët  të votojnë kandidatin opozitar maqedon Pendarovski në raundin e dytë, ata refuzuan. Këtë e kërkoi edhe Hashim Thaçi, por edhe kërkesa e tij u refuzua nga shqiptarët e Maqedonisë,  sepse ata e dinin që do të fitojë Gruevski dhe nuk çanin kokën se kush do të jetë president i Maqedonisë, Kësisoj BDI dhe PDSH margjinalizuan vetveten dhe mbetën në mëshirën e Gruevskit.  Tani për çfarë t’i ftojë Perëndimi në bisedime?  Që ta ndihmojnë Gruevskin të cilin Perëndimi po përpiqet ta rrëzojë nga pushteti?! Nuk ka asnjë arsye. Thjeshtë shqiptaret nuk janë faktor për zgjidhjen e krizës, sepse e kanë përjashtuar veten nga proceset politike në Maqedoni dhe janë treguar tepër shkurtpamës”, nënvizoi analisti i njohur Nexhmedin Spahiu. (M.P/INA)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Afër 20 milionë euro të groposura në pyll, Reuters publikon pamjet e parave që iu gjetën ish-ministrit të Orban

Afër 20 milionë euro të groposura në pyll, Reuters publikon pamjet e parave që iu gjetën ish-ministrit të Orban

Arrestime të njëpasnjëshme, Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

Arrestime të njëpasnjëshme, Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?

Aeroplani me Vulin dhe dy zyrtarë serbë i nisur drejt Rusisë kthehet mbrapsht, politikani serb: Kush po ik drejt Moskës?

Aeroplani me Vulin dhe dy zyrtarë serbë i nisur drejt Rusisë kthehet mbrapsht, politikani serb: Kush po ik drejt Moskës?

Miku i Vuçiçit në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

Miku i Vuçiçit në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

Merkel thotë se është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua

Merkel thotë se është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua

Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit

Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Rubio: Trump do të marrë deri në 60 ditë për të shqyrtuar sanksionet ndaj Rusisë

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA