Sot mbahet seanca për Azem Sylën dhe të tjerët

E publikuar: 07/09/2016 09:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas lirimit nga paraburgimi, sot nga ora 9:30 në Pallatin e Drejtësisë do të mbahet seanca e radhës për rastin e ish-deputetit Azem Syla dhe të tjerëve.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i Sylës, Tomë Gashi, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se më në fund “Daja”, sic njihet Azem Syla do të shkoj me përcjellje të EULEX-it.

 

“Më 07.09.2016 ne Pallatin e ‘Drejtësisë’’ ne ora 9 e 30 vazhdon seanca e hetuesisë se veçantë ne rastin e z.Azem SYLA dhe te tjerëve , pas lirimit nga paraburgimi. Me ne fund Daja nuk do te vije me përcjellje te policisë se EULEX”, ka shkruar Gashi në Facebook