Sot Dita Ndërkombëtare e shkrim-leximit

E publikuar: 08/09/2016 09:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dita Ndërkombëtare për avancim të shkrim-leximit e cila shënohet çdo vit më 8 shtator ka për qëllim që të ngritë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në lidhje me problemin e analfabetizmit, i cili fatkeqësisht si proces është prezent në shumë shoqëri.

Sipas të dhënave të UNESCO, rreth 775 milionë persona të rritur në planet nuk kanë as minimumin e nivelit të shkollimit, 1 në 5 persona të rritur janë analfabet nga të cilët 2/3 janë femra.

Rreth 75 milionë fëmijë nuk vijojnë shkollimin, nuk ndjekin rregullisht shkollimin ose e kanë braktisur tërësisht atë.

8 shtatori u shpall nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) në vitin 1967 si Ditë Ndërkombëtare e Arsimimit me qëllim që çdo vit në këtë datë të theksohet rëndësia e shkrimit dhe leximit në jetën e individit dhe shoqërisë në tërësi. /KP/