Sokol Havolli, do të jetë pjesë e Shtabit të LDK-së për zgjedhjet e datës 9 Shkurt 2025.
Havolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të jap kontribut maksimal drejt fitores së LDK-së.
“Me vendim të Kryetarit të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, sot jam emëruar pjesë e Shtabit të LDK-së për zgjedhjet e datës 9 Shkurt 2025”.
“Duke dashur të jap kontributin tim maksimal drejt fitores së LDK-së në zgjedhjet e shkurtit 2025, të gjitha aktivitetet e mia në fushat tjera pushohen nga sot dhe se përkushtimi im do të jetë i plotë në kuadër të Shtabit”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Havolli është kandidat i LDK-së për deptutet në zgjedhjet e 9 shkurtit.