Skenari: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli provokojnë gjakderdhje

E publikuar: 25/02/2016 00:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Situata politike po shkon drejt kulmit. Drejt humbjes së durimit të qëllimshëm, dhe shkaktimin të një tensioni dramatik.
Hashim Thaçi që po përgatitet ta festojë pushtimin e Presidencës të premten, po përgatit një skenar dhune në Prishtinë, për ti ballafaquar me protestuesit.
Këtë e kishte paralajmëruar disa herë kohëve të fundit, se nëse opozita mund të mblidhte në shesh rreth 20 apo 30 mijë veta, ai mund të mblidhte 300 mijë.
Tashmë në emër të festës ai po e përgatit gjakderdhjen, kuptohet nëse opozita nuk tërhiqet përballë tij, dhe nëse nuk i dhuron lule apo nuk ia shtron tepin e kuq para Presidencës.
Ndërsa, Kadri Veseli po përpiqet ë këtë situatë ta shfrytëzojë për ta kthyer në dobi të vet, në luftën e tij me Thaçin.
Veseli vetëm në një rrugë tjetër, po punon në realizimin e skenarit të njëjtë, por ku ai do ta kontrollonte dhe dilte fitues.
Prandaj, deklarata e sontme e Kadri Veselit se do të përballen me opozitën si me Serbinë ta kujton deklaratën e dikurshme të vetë kësaj strukture gjatë luftës, por atëherë se nëse nuk kishin fuqi të luftonin me Serbinë për LDK-në kishin armë boll.
Pra, tash vetëm po ndërrohet kundërshtari, por referencë mbetet Serbia. Shqiptari.eu