Skandaloze: Në Hagë ishte prokurore në ndjekjen e Haradinajt dhe Limajt, në Prishtinë Kryetare e Trupit Gjykues ndaj Limajt

E publikuar: 16/09/2016 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skandaloze: Në Hagë ishte prokurore në ndjekjen e Haradinajt dhe Limajt, në Prishtinë Kryetare e Trupit Gjykues ndaj Limajt

Sot mbrojtja e Fatmir Limajt ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e Gjykatëses Marie Tuma nga procesi në rastin e MTPT-së. Mbrojtja e Limajt kërkesën e saj e argumentoi duke sjellë fakte se si gjykatësja Marie Tuma ka qenë prokurore në ekipin e prokurorëve kundër UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj në Tribunalin e Hagës.

Avokati i Limajt, Khan kërkesën për përjashtim të gjyqtares e arsyetoi me të kaluarën e saj. Tha se Tuma ishte pjesë e Prokurorisë së Tribunalit të Hagës në ndjekjen penale të ish-komandantëve të UÇK-së Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.