Skandali i radhës i Departamentit të Mjekësisë Ligjore: I varrosën trupat pa kryer testin e ADN’së

25.08.2015 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Skandali i radhës i Departamentit të Mjekësisë Ligjore: I varrosën trupat pa kryer testin e ADN’së

Florim Hajdari nga Krusha e Vogël sot e ka kuptuar se tre trupat që i kishte varrosur në varrezat e fshatit nuk janë të vëllezërve të tij. Krejt kjo, pasi Departamenti i Mjekësisë Ligjore ia ka dërguar atij certifikatat që dëshmojnë se gjatë identifikimit ishte bërë një gabim.

Florim Hajdari nga Krusha e Vogël, për 6 vjet me radhë, kishte menduar se i ka varrosur tre vëllezërit në varrezat e fshatit, por aty në fakt ishin varrosur krejt trupa të tjerë. Ai për gjashtë vjet kishte vizituar aq shpesh varret ku mendonte se janë varrosur trupat e vëllezërve të vrarë në luftën e fundit.

Departamenti i Mjekësisë Ligjore, të martën, ia ka dërguar Florim Hajdarit certifikatat, në të cilat thuhej se tre trupat e varrosur nuk ishin të vëllezërve të tij, sepse nuk kishin përfunduar të gjitha procedurat për identifikimin e eshtrave dhe se ishte bërë një gabim.

Sipas Florimit, vëllezërve të tij nuk i ishte bërë testi i ADN’së dhe për gjashtë vite nuk kishte asnjë lajm tjetër nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore. Zyrtarët e Departamentit të Mjekësisë Ligjore nuk e kanë pranuar gabimin por vetëm ia morën certifikatat që ia kishin dhënë duke i thënë se kjo po bëhej për shkak ndryshimit të llogos të shtetit të Kosovës.

Por, kjo për Florimin është një storie e pavërtetë. “Unë e di që s’o puna edhe të llogoja. Se unë e di çfarë llogoje ka pas atëherë Kosova e çfarë tash. Unë nuk i besoj asgjë mo as nuk kom me leju me vazhdu me bo apet kështu”, thotë Florimi.

“Nga 2009’ta askush nuk na ka thënë asgjë. Sot erdhën pa lajmëru askënd dhe thanë se nuk e kanë bërë testin e ADN’së. Në 2007 janë varros Rasimi dhe Nazimi, kurse në 2009 Selajdini dhe nga atëherë nuk kemi pas asnjë lajm prej Mjekësisë Ligjore” , vazhdon rrëfimin Florimi për Express.

Florimit dje rreth orës katër pasdite, zyrtarë nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i kishin thënë se kanë gjetur disa mbetje mortore por jo që do të bëhet rivarrim. Kurse sot zhvarrosja e trupave bërë nga ekipi i EULEX’it për tre të vrarët në luftën e fundit në Kosovë.

“Dje në ora 4 m’kanë njoftu dhe më tregun se i kanë gjet disa mbetje mortore dhe do ta bëjmë një shpuarje për t’i vendosur eshtrat. Edhe Kryetares së fshatit, Shpresës, njëjtë i kishin thonë e unë kom mendu që ajo din diçka më shumë”, tha ai.

Kur ekskavatori ishte në mes të varrezave duke gropuar, Florimi nga Krusha e Vogël kishte humbur çdo shpresë

“Kur unë e pashë ekskavatorin nuk kam mujt as me fol se përndryshe nuk do të kisha leju me ndodhë diçka si kjo. Kam qenë i papërgatitur” ka thënë ai.

Express e ka kontaktuar shefin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliun për këtë rast, por ai nuk është lajmëruar. Sipas sekretares vetëm Arsim Gërxhaliu mund të flasë për këtë rast dhe askush tjetër.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar