S’ka liberalizim vizash nëse kriteret nuk plotësohen brenda këtij muaji

02.02.2016 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
S’ka liberalizim vizash nëse kriteret nuk plotësohen brenda këtij muaji

Vonesa e deputetëve për në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, bëri sot që kryesuesja e komisionit,Teuta Sahatqija të ashpërsohet në fjalimin e saj.

Mbledhjen e komisionit, në të cilën u raportua për vizitën e këtij komisioni në Bruksel, ajo e nisi 20 minuta me vonesë, duke pritë Arben Gashin e Ilir Dedën.

E kur nisën të flasin për këtë vizitë, u tha që nga atje kanë marrë mesazhe të qarta sa i përket liberalizimit të vizave.

Nëse kriteret e kërkuara nuk plotësohen brenda muajit shkurt, atëherë nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën këtë vit, dhe se ekziston iniciativa e Bashkimit Evropian që të vijë në Kosovë dhe të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës politike.

Kriza politike në Kosovë, numri i madh i azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian, korrupsioni dhe mos – zhvillimi ekonomik, janë problemet që po rrezikojnë liberalizmin e vizave.

Duke thënë se ndodhitë politike në Kosovë po pengojnë ecjen përpara në proceset integruese, Teuta Sahatqija tha se është koha e fundit që të zgjidhet kjo krizë.

“Asnjëri nga liderët apo partitë politike nuk e ka luksin mos të flasin me njëri tjetrin. Munden pasdite kur të shkojnë në shtëpi të bëjnë çka të duan, kur janë të zgjedhurit e popullit e kanë për detyrë. Kosova nuk është pronë e tyre me shkrry. Duhet të ulën të punojnë për Kosovën dhe për qytetarët. Nuk më interesojnë aspak mua e as qytetarëve të Kosovës, ruajta apo humbja e fytyrës së tyre, me rëndësi është ruajtja e fytyrës së Kosovës. E këtë nuk jemi duke e bërë. Ju lutem thirreni ilirin, e di që është afër, kërkoj mirëkuptimin e jashtëzakonshëm të tij, e di që interesi i çdo deputeti është mirëqenia e Kosovës. Ilir të lutem eja këtu të vazhdojmë punën, të bisedojmë për raportin nga Brukseli, të përçojmë mesazhet që i kemi marrë nga Brukseli sepse i kemi borxh vendit dhe qytetarëve”, tha ajo.

Ilir Deda, i cili qe pjesë e delegacionit zyrtar të Prishtinës në Bruksel, tha se qytetarëve duhet treguar e vërteta, që nëse brenda shkurtit Kuvendi nuk kryen punët që ka, atëherë nuk ka liberalizim.

“Duhet me i tregu qytetarëve që ekziston iniciativa e Bashkimit Evropian që të vijnë në Kosovë dhe të ndërmjetësohet në krizën politike. Ky është mesazhi kyç të cilin e kemi marrë. Dhe, ne të gjithë e kemi përkrahë atë. Sa i përket liberalizmit të vizave, qartë na u ka thënë; nëse gjatë shkurtit nuk plotësohet tetë kriteret plotësisht, nuk ka liberalizim. Nuk e di çka po themi tash këtë vit ka me pas, këtë vit nuk ka me pas. Pse po i mashtrojmë qytetarët. Nëse në muajin shkurt parlamenti nuk i kryen punët e veta, nuk ka marrëveshje politike dhe nuk ecë Kosova përpara, nuk ka liberalizim. Nëse ombuspersoni nuk është në ndërtesën e re e Gjykata Kushtetuese nuk është në ndërtesë të re, fondi për integrim, çka po flasim ne për liberalizim”, tha ai.

Kur u kthye fjala prapë te kryetarja e komisionit Teuta Sahatqija, diskutimi i saj ishte me tonë më të nxehur. Ajo, përmendi veprimet e opozitës dhe gazin lotsjellës. Por, edhe të gjithë situatën në vend.

Sahatqija, tregoi që në Bruksel u është kërkuar që t’u lejohet t’i ndihmojnë Kosovës në zgjidhjen e krizës.

“U takuam me njerëz të cilët kërkuan prej nesh që të iu ndihmojmë që ata të kenë mundësi të na ndihmojnë neve. Një fjali e cila tërë kohën po me sillet në mend, ishte prej një miku të Kosovës i cili tha ‘e kuptoj mentalitetin e juaj që e keni vështirë me e humbë fytyrën, me u ulë dhe me u tërheqë prej qëndrimeve’. Në fakt mendoj qe neve nuk na intereson fare humbja e fytyrës të asnjërit prej liderëve, ajo çka po ndodhë është humbja e fytyrës së Kosovës. Dhe mendoj që është koha e fundit që të ulën dhe të diskutojnë. Nuk na interesojnë fytyrat apo emocionet primitive ballkanike të asnjë personi në Kosovë. Ajo çka është e rëndësishme është se po e dëmtojnë Kosovën”, tha ajo.

E sipas Ilir Dedës, në Bruksel kanë thënë që përgjegjës për situatën në Kosovë është edhe Qeveria edhe opozita.

Ai tha se delegacionit të Kosovës, atje i është thënë se çdo herë e më shumë po vështirësohet përkrahja për Kosovën, e krejt kjo për shkak të korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe situatës politike.

“Ne kemi kaluar kohë me ekipin e zonjës Mogherini e kemi biseduar për dialog, dhe aty janë vër ejt disa shqetësime, e shqetësimi kyç ka qenë pse nuk është marrë parasysh vendimi i Gjykatës Kushtetuese në dialogun e dy kryeministrave, në komunikatën e zonjës Mogherini. Dhe ajo na ka thënë qartë se komunikatat e saj, ekipi i saj na tha, se komunikatat e saj draftohen vetëm me aprovim të dy kryeministrave. Këto janë mesazhe të cilat ne duhet me i kthy në Kosovë”, tha ai.

Komisioni u pajtua që pas miratimit të planit të punës për vitin 2016, të organizohet një takim me shoqërinë civile lidhur me liberalizmin e vizave.

Gjithashtu, u tha se do të kërkojnë vizita në Gjermani, Francë, Suedi e Holandë, që janë vende mike të Kosovës, në mënyrë që t’i bindin që kosovarët nuk meritojnë të jenë të izoluar, pasi që fluksi i emigrantëve atje po pengon këtë proces.

Ndërsa Xhavit Haliti i PDK-së, meqë nuk ishte pjesë e vizitës në Bruksel, pati disa shqetësime tjera.

Ai kërkon të trajtohet çështja e shoqërisë civile, pasi që ngrit dyshime se disa prej tyre flasin si të jenë shoqëri e instrumentalizime.

“Unë akoma nuk e dikush është shoqëria civile në Kosovë, sepse ne kemi të ashtuquajturat shoqëri civile që paguhen prej dikujt dhe kemi shoqëri civile që merren me çështje të caktuara, edhe shoqëri civile që përbëhet nga mijëra OJQ. Do të duhej të ndërtonin një sistem të vetin ,me ditë kush është, me pas një institucion koordinues dhe jo dy-tre vetë që flasin në vazhdimësi në emër të shoqërisë civile dhe unë nuk besoj që e përfaqësojnë shoqërinë civile të Kosovës. Të bisedohet e trajtohet kjo çështje, sepse po më duket që po bisedojmë nganjëherë jo si shoqëri civile por si shoqëri e instrumentalizume”, tha ai.

E ky deklarim si pëlqeu fare Ilir Dedës, i cili tha se po su lmohet shoqëria civile.

“Nuk mundesh me i sulmu njerëzit që kanë marrë qëndrim politik. Pjesëtarët e shoqërisë civile janë përcaktuar qartë, dhe nuk meritojnë sulm”, tha ai.

E sipas Xhavit Halitit, nuk mundet që shoqëria civile të jetë e Kosovës, e të paguhet nga dikush.

“Nuk po e dënoj shoqërinë civile. Është mendim i jemi. Ty në qoftë se të vret nuk kam çka të bëjë. Është problem i yti ,ti ke drejtë të mbrosh shoqërinë civile nga e cila ke ardh. Shoqëri civile nuk mund të jetë e Kosovës nëse një grup paguhet nga dikush”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Europiane, u tha të organizohet edhe një punëtori një-ditore për planin komb? ?tar për zbatimin e Marrëveshjes për stabilizim Asociim, bashkë me shoqërinë civile, për zbatimin e shpejtë dhe të mirëfilltë të kësaj marrëveshje./lajmi.net/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve