S’ka fitues pas 90 minutave, ndeshja City-Real shkon në vazhdime

E publikuar: 17/04/2024 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka një gjysmëfinalist pas 90 minutave të ndeshjes çerekfinale mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Rezultati pas kohës së rregullt ishte 1:1, kurse i barabartë ishte edhe në ndeshjen e parë, 3:3.

Rodrygo kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e 12-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e parë më pas ishte e gjitha e vendasve që tentonin të shënonin golin e barazimit.

Megjithatë, atë e gjetën tek në minutën e 76-të nëpërmjet Kevin De Bruynes.

E tani dy herë nga 15 minuta do të jenë alternativa e dytë për ta përcaktuar gjysmëfinalistin e fundit.

Nesë as këto nuk kryejnë punë, penalltitë do të jenë opsioni i fundit.