Situatë e rënduar në Drenicë, gati që 24 orë pa energji elektrike

E publikuar: 23/12/2024 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa fshatra të Drenasit kanë mbetur pa energji elektrike gati që 24 orë.

Banorët e Llapushnikut, Arllatit, Negrocit, Vuçakut e Gjërgjices, po kalojnë kohë të vështirë nga mungesa e enyergjisë elektrike që nga mbrëmë rreth orës 19:00.

Banorët e revoltuar kanë paralajmëruar protestë ndaj kësaj situate e cila është bërë e papërballueshme ndërsa nga KEDS thonë se ekipet ndodhen në terren dhe po bëjnë përpjekje për të rregulluar një prishje, shkruan Indeksonline.

Në mëngjes, zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi tha se ekipa teknike ndodhet në terren dhe besoi që shpejt rregullohet problemi, mirëpo edhe pse kaluan gati 6 orë nga telefonata, energjia elektrike ende nuk është lëshuar për banorët e kësaj zone.

Rikujtojmë se shumë familje ngrohen me klima të subvencionuara nga shteti, mirëpo pa energji elektrike ato klima nuk funksionojnë.