Situata me COVID-19: Në SHSKUK po trajtohen 84 pacientë

E publikuar: 30/06/2021 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

84 pacientë, të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, sipas raportit të punës për datën 30 qershor 2021.

Nga ta, 27 janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të rëndë dhe 65 janë me oksigjeno- terapi.Në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë:

11 të konfirmuar me COVID-19

53 me oksigjeno-terapi

2 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 11 pacientë, 2 në gjendje të rëndë + 21 pacientë post-COVID nga Klinika e PulmologjisëKlinika e Pulmologjisë, 30 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë

16 të konfirmuar pozitivë

12 me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 14 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.