Sipas SHBA-së, Korea e Veriut i ka dërguar Rusisë pajisje ushtarake

E publikuar: 14/10/2023 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në ShBA, John Kirby tha se Pheniani ka furnizuar Moskën deri në 1000 kontejnerë “pajisje dhe municione” në “javët e fundit”.

Zyrtarët amerikanë publikuan gjithashtu fotografi të atyre që thanë se ishin 300 kontejnerë të mbledhur për transport në Najin, Kore e Veriut.

Muajin e kaluar, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un vizitoi Rusinë për të diskutuar bashkëpunimin e mundshëm ushtarak.

Ushtria e Moskës besohet se është duke djegur sasi të mëdha predhash dhe raketash artilerie në pushtimin e saj që po vazhdon të Ukrainës dhe ka kërkuar të plotësojë furnizimet e saj nga disa prej aleatëve të saj të izoluar, raporton BBC.

Disa analistë besojnë se regjimi i Kim mund të ketë sasi të mëdha armësh, por mund të hezitojë të dorëzojë shumë nga to, duke pasur parasysh mungesën relative të burimeve.

Agjencitë e inteligjencës amerikane gjurmuan dërgesat, të cilat zyrtarët thanë se u zhvilluan midis 7 shtatorit dhe 1 tetorit.

Duke folur në një konferencë shtypi të premten, Kirby tha se pajisjet u eksportuan nëpërmjet detit dhe hekurudhave në një depo furnizimi në Rusinë jugperëndimore, afër Tikhoretsk, rreth 290 km nga kufiri ukrainas.

Kirby nuk specifikoi natyrën e municioneve që ai thotë se janë furnizuar nga regjimi i Kimit, por ShBA-ja ka akuzuar më parë Moskën për blerjen e raketave dhe predhave artilerie nga Pheniani.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt 2022, zyrtarët amerikanë kanë shprehur vazhdimisht shqetësime se Koreja e Veriut ka furnizuar me municione Rusisë.