Konjufca: Sipas logjikës së Deliu-Kodrës, edhe Flora Brovina e Nait Hasani janë tradhëtarë

E publikuar: 27/10/2016 22:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se fjalimet e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, me shumicë janë fushatë elektorale.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e thirrur në mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës.

Ai më tutje ka komentuar deklaratën e Blerta Deliu-Kodrës, e cila më herët pati thënë se Albin Kurti është i dyshimtë, pasi është liruar nga burgjet e regjimit serb.

Konjufca ka thënë se sipas kësaj logjike edhe Flora Brovina, Nait Hasani, dhe të liruar tjerë nga këto burgje janë tradhëtarë.