“Sindroma e Ballkanit” po ua merr jetën italianëve që kanë shërbyer në Kosovë

04.01.2016 01:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Sindroma e Ballkanit” po ua merr jetën italianëve që kanë shërbyer në Kosovë

Gianluca Danise do të kishte mbushur 44 vjeç në prill. Përpara disa ditësh ai ndërroi jetë pas një beteje të gjatë ndaj kancerit të shkaktuar nga ekspozimi ndaj uraniumit të varfëruar, të përdorur nga NATO gjatë bombardimeve në vende të ndryshme ku Danise kishte shkuar me mision ndërkombëtar, mes të cilëve edhe në Kosovë.
Kapteri i Aeronautikës, Danise, mbërriti në Gjakovë të Kosovës në vitin 2000. Në vitet në vijim mori pjesë në shumë misione të tjera në vende si në Afganistan dhe në Irak. Nga njoftimi për shtyp i nxjerrë nga Observatori Ushtarak, fill pas vdekjes së tij në Veronë, del në pah angazhimi dhe roli i Danises në këto misione:

“Gianluca kishte veçori: gjatë jetës së tij ka qenë thuajse në të gjitha misionet dhe ka qenë i pranishëm në thuajse të gjitha terrenet ku ushtarët tanë kanë qenë të angazhuar, ishte pjesë e trupave speciale dhe ka qenë mes personave fare të pakët që kanë ditur të pajisin, përgatisin dhe të vendosin në hije në një temperaturë 40 gradë trupat e kolegëve të vrarë në Nasiria”.

Përpara një viti u duk se e kishte mposhtur sëmundjen, por më pas u rishfaq edhe më e rëndë. Ai la gruan dhe vajzën një vjeçe.

Me Gianluca Danisen numri zyrtar i të vdekurve, sikurse deklaron Observatori Ushtarak, shkon në 321. Viktima të së ashtuquajturës “Sindroma e Ballkanit” që shpërtheu më 2001, me daljen në pah të rasteve të para të ushtarëve italianë të sëmurë apo të vdekur pas kthimit nga misionet në Bosnje dhe Kosovë. Dy vende që ishin bombarduar nga NATO më 1995 dhe 1999, me predha me uranium të varfëruar (DU), sikurse është mësuar nga hartat e vendeve të bombarduara të publikuara nga NATO më 2001 dhe 2003. Nga hartat rezulton se në Kosovë – më 1999 – zona e vënë nën mbrojtjen e kontingjentit italian ishte një prej më të bombarduarve: 50 vende për një total prej 17.237 predhash.

Që atëherë ka nisur një betejë mes atyre që e mohojnë koralacionin e ekspozimit ndaj DU dhe sëmundjes, dhe atyre që luftojnë duke pretenduar të kundërtën me numra të vdekurish dhe të sëmurësh në dorë dhe vendime gjyqësore në dëm të ministrisë italiane të mbrojtjes. Ka patur disa komisione hetimi të ngritura gjatë këtyre viteve: tre hetime parlamentare që nga 2005 deri më 2013. Më 3o qershor u miratua ngritja e një tjetër komisioni parlamntar hetimi që e nisi punën përpara disa javësh. /BalcanieCaucaso/mapo.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre