Simiq në Kuvend: Do të ‘luftojmë’ deri në fund për themelimin e Asociacionit

E publikuar: 22/12/2016 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e Listës serbe, Slavko Simiq në një adresim para deputetëve të Kosovës tha se kanë vendosur të kthehen në kuvend pas një periudhe të gjatë kohore për t’i mbrojtur interesat e tyre, edhe pse kushtet siç tha ai ende nuk janë plotësuar dhe vazhdojnë të jenë kundër Ligjit për Trepçën.Ai tha se do të ‘luftojnë’ deri në fund për prioritetin e tyre, themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

“Pas shumë kohe po na shihni në Kuvend dhe dua t’ua bëj me dije se fatkeqësisht nuk janë plotësuar kushtet. Na pranoni si partner dhe jo si vetëm anëtar të parlamentit. Ne do të luftojmë për të drejtat tona përmes institucioneve. Do të ju bëj me dije se jemi ende kundër Ligjit për Trepçën dhe Investimet. Ne duhej të kthehemi që t’i mbrojmë interesat tona dhe vetëm kështu mund t’ia arrijmë. Interesi ynë është kthimi i besimit tek populli ynë. Ne do të luftojmë deri në pikën fundit për prioritetin tonë kryesor – themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe sipas marrëveshjes së Brukselit. Ju zotëri Mustafa dhe Veseli shpresoj që do t’i zbatoni të gjitha marrëveshjet e arritura të koalicionit. Ne do të ndërtojmë një të ardhme me shqiptarët”, tha Simiq. /Telegrafi/