Simeone: Reali humbet nëse largon Ancelottin

16.05.2015 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Simeone: Reali humbet nëse largon Ancelottin

Atletico e Madrid do të synojë ti bëjë një dhuratë rivalëve të urryer të Realit kur të presë Barcelonën këtë të Dielë në Vicente Calderon. Los Colchoneros kanë nevojë për një fitore për të siguruar vendin e 3-të klasifikimin e La Ligas por një sukses i tyre do të thotë se lufta për titullin kampion do të mbetet e hapur deri në javën e fundit nëse Los Blancos kalojnë me sukses sfidën me Espanyolin. Për Diego Simeonen Barcelona është skuadra e momentit në Europë por trajneri argjentinas ka besim se të besuarit e tij do të bëjnë gjithcka për të dalë me tre pikë nga Vicente Calderon.

” Nga Barcelona më shqetëson vetëm fakti që është një ekip shumë i mirë. Ka shumë gjëra në lidhje me ta për të cilat është më mirë të mos flas. Ndaj tyre ne nuk duhet të mendojmë duhet vetëm të luajmë në cdo minutë sikur të ishte e fundit. Do të jetë kjo filozofia jonë në këtë sfidë. Mesazhi im për futbollistët e mi është. Të mos mendojmë por të vrapojmë”.

Në vijim Simoene konfirmoi praninë e Fernando Torres në fushë që nga minuta e parë ndaj Barcës, ndërkohë që foli me superlativa për sezonin që ka zhvilluar skuadra e tij.

” Pa më të voglin dyshim do të kisha firmosur për një sezon të tillë. Sezoni më i vështirë për një skuadër që nuk është mësuar me sukseset është ai që vjen pas. Sevilla dhe Valencia po zhvillojnë një kampionat fantastik dhe fakti që ne pozicionohemi përpara tyre do të thotë se i kemi bërë gjërat mirë”.

Në fund El Cholo i doli në mbrojtje Carlo Ancelottit i cili është kritikuar shumë për eliminimin e Realit nga Championsi.

” Carlo Ancelotti është një trajner i madh, i cili di ta menaxhojë shumë mirë grupin e futbollistëve. Nëse te Reali do ta lënë të largohet do të humbasin një pjesë të rëndësishme të grupit që ai formoi”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)