Ekonomi

“Siguria energjetike është siguri kombëtare”, zyrtari amerikan: SHBA’të kanë prioritet forcimin energjetik të aleatëve

10.06.2026 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Siguria energjetike është siguri kombëtare”, zyrtari amerikan: SHBA’të kanë prioritet forcimin energjetik të aleatëve

Zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Energjisë së Shteteve të Bashkuara për Evropën, Euroazinë, Afrikën dhe Lindjen e Mesme, Dan Byers, ka riafirmuar mbështetjen e SHBA’ve për përpjekjet e Kosovës drejt diversifikimit të burimeve të energjisë dhe forcimit të sigurisë energjetike.

Byers ka theksuar se ‘’siguria energjetike është siguri kombëtare’’, dhe ka shtuar se, gazi i lëngshëm natyror mund të bëhet një komponent i rëndësishëm i miksit energjetik të vendit në të ardhmen, veçanërisht në kushtet e rritjes së kërkesës për energji.

‘’ Duke iu referuar rekomandimeve të Odës Amerikane, Byers theksoi rëndësinë e planifikimit afatgjatë, studimeve të fizibilitetit, investimeve strategjike dhe diplomacisë energjetike për të siguruar që Kosova të jetë e përgatitur për të përfituar nga mundësitë që ofron LNG-ja’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Departamenti Amerikan i Energjisë riafirmon mbështetjen për konsiderimin strategjik të LNG-së në Kosovë

Prishtinë, 10 qershor 2026 – Në diskutimin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbi temën “Shfrytëzimi i LNG-së Amerikane për Sigurinë Energjetike dhe Përafrimin Strategjik të Kosovës”, Zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Energjisë së Shteteve të Bashkuara për Evropën, Euroazinë, Afrikën dhe Lindjen e Mesme, Dan Byers, riafirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Kosovës drejt diversifikimit të burimeve të energjisë dhe forcimit të sigurisë energjetike.

Duke nënvizuar se “siguria energjetike është siguri kombëtare”, Byers theksoi se qëndrueshmëria energjetike matet përmes diversifikimit të burimeve dhe alternativave të furnizimit. Ai vlerësoi rolin e thëngjillit si bazë e sistemit energjetik të Kosovës, por shtoi se gazi i lëngshëm natyror (LNG) mund të bëhet një komponent i rëndësishëm i miksit energjetik të vendit në të ardhmen, veçanërisht në kushtet e rritjes së kërkesës për energji.

Duke folur për potencialin e furnizimit, Byers theksoi se Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe se kapacitetet amerikane të eksportit të LNG-së pritet të rriten ndjeshëm në vitet e ardhshme. Ai nënvizoi se SHBA-të tashmë furnizojnë rreth 60 për qind të importeve evropiane të LNG-së dhe se do të vazhdojnë të luajnë një rol kyç në mbështetjen e aleatëve evropianë përmes furnizimeve të sigurta dhe të diversifikuara me energji.

Byers theksoi se disponueshmëria e furnizimit nuk është e mjaftueshme pa zhvillimin e infrastrukturës përkatëse, duke nënvizuar rëndësinë e investimeve në ndërlidhje rajonale dhe korridore energjetike që mund të mundësojnë qasjen e Kosovës në LNG. Në këtë kontekst, ai përmendi përkushtimin e Departamentit të Energjisë për të mbështetur projekte infrastrukturore dhe iniciativa rajonale që forcojnë sigurinë energjetike në Evropën Juglindore.

Duke iu referuar rekomandimeve të Odës Amerikane, Byers theksoi rëndësinë e planifikimit afatgjatë, studimeve të fizibilitetit, investimeve strategjike dhe diplomacisë energjetike për të siguruar që Kosova të jetë e përgatitur për të përfituar nga mundësitë që ofron LNG-ja.

Në përmbyllje, ai riafirmoi gatishmërinë e Departamentit të Energjisë së SHBA-ve për të mbështetur Kosovën përmes ekspertizës teknike, ngritjes së kapaciteteve dhe bashkëpunimit strategjik, duke theksuar se forcimi i sigurisë energjetike të aleatëve dhe partnerëve mbetet një prioritet i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare