Sigal Prishtina shkon në finalen e Ligës Ballkanike

08.04.2015 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sigal Prishtina shkon në finalen e Ligës Ballkanike

Humbja 86-80 në Shkup përballë maqedonasve të Kozuv nuk e dëmton aspak ekipin kosovar që siguron biletën e finales së madhe sezonale

22 pikë nga Dardan Berisha dhe 20 të tjera nga Edin Bavcic i dhurojnë finalen e Ligës Ballkanike Sigal Prishtinës. Humbja 86-80 në Shkup përballë maqedonasve të Kozuv nuk e dëmton aspak ekipin kosovar që siguron biletën e finales së madhe sezonale ku ka mundësi të triumfojë në evenimentin prestigjoz të gadishullit.

Suksesi 85-61 i ndeshjes së 1 Prillit në Prishtinë i siguroi komoditetin Sigal Prishtinës për të luajtur e qetë dhe për të kontrolluar diferencën e rezultatit në Shkup. Kozuv përfitoi nga mbështetja e tifozëve vendas duke e nisur ndeshjen vrullshëm me 6 pikë rresht, por Berisha udhëhoqi sulmin e skuadrës kosovare me një 3 pikësh që i ngushtoi diferencat në 12-8. Me kalimin e minutave takimi u bë më i ekujlibruar dhe skuadra e Prishtinës mori masat për t’iu kundërpërgjigjur ekipit maqedonas dhe ishte Trajkovski me një 3 pikësh që ngushtoi diferencën në -1. Ky ishte momenti i Edin Bavcic që me 2 tre pikësha të saktë kaloi në avantazh Sigal Prishtinën që e mbylli pjesën e parë 26-25. Ishin Janjusevic dhe Bogojev që ngrinë skuadrën mike me 8 pikë që rikthyen në avantazh Kozuv 40-34 rreth 5 minuta nga fundi i pjesës së dytë. Gjatë këtij fraksioni, Prishtina vuajti dukshëm goditjet e maqedonasve për 3 pikë, por Mavunga mendoi për të rikthyer qetësinë me një goditje të saktë nga rreth 8 metra, ndërsa Berisha u rikthye me një 2 pikësh për të ngushtuar diferencën në 4 pikë. Hulls shtoi një tjetër 3 pikësh, ndërsa Bavcic barazoi për të tretën herë takimin. Gjithsesi, pjesa e parë u mbyll në avantazhin minimal të dy pikëve për vendasit që u rikthyen në lojë pas një 10 minutëshi të mirë. Kozuv tentoi të krijonte avantazhin e nevojshëm për të siguruar finalen edhe në periodën e tretë, por Bavcic u rikthye spektakolar si në periodën e parë për të mos lejuar arratinë e maqedonasve.

Në skenë doli edhe Dardan Berisha me një 3 pikësh të rëndësishëm pak sekonda nga fundi duke e ngushtuar disavantazhin në -3 pikë por Kozuv e mbylli fraksionin e tretë me avantazhin 73-66. Gjatë periodës së katërt, Prishtina nuk preferoi të bënte vetëvrasje duke kontrolluar rezultatin dhe diferencën e pikëve për të siguruar finalen edhe me një humbje 86-80. Tashmë në rrugën e Prishtinës është skuadra bullgare e Rilski Sportist, e cila do të sfidojë kampionët e Kosovës në dy finale të zjarrta që do të vijnë ekzkluzivisht në SuperSport. Rilski Sportist eleminoi në gjysmëfinale skuadrën e Pejës pasi triumfoi në ndeshjen e dytë 82-66, duke kthyer në favor disavantazhin prej 1 pikë të sfidës së parë./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)