Shtyhet seanca ndaj Qemajl Mustafës dhe të tjerëve, munguan avokatët

E publikuar: 19/04/2017 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Është shtyrë seanca ndaj ish kryetarit të Gjilanit Qemajl Mustafa dhe të tjerëve, te akuzuar për pjesëmarrje dhe organizimim të grupit kriminal, keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi dhe shpërdorimi i pozitës zyrtare.
Kjo ka ndodhur për shkak të mos prezencës së avokatëve ndaj të gjithë të akuzuarve, shkruan lajmi.net.

Senaca e radhën sipas njoftimit nga Gjykata Themelore e Pejës, do të mbahet më 22 maj.

Njoftimi i plotë:

“Ju njoftojmë se sot me dt. 19 prill 2017 ne orën 10:00 është mbajtur seanca fillestare per çështjen gjyqësore penale P.nr. 227/16 ku te akuzuar janë ish kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa etj, te akuzuar për veprat penale pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal nga neni 274 par.2 te KPK-së, keqpërdorimi I autorizimeve ne ekonomi nga neni 236 par.1 te KPK-së dhe shpërdorimi i pozitës zyrtare ose I autorizimit nga neni 339 par.3 te KPK-së  e cila është mbajtur në objektin e Kuvendit Komunal- Pejë.

Për shkak te mos prezencës se avokateve ndaj të gjithë të akuzuarve, seanca gjyqësore  është shtyrë me dt. 22.05.2017 ne fillim nga ora 10:00. Ndërsa për vendin se ku do te mbahet seanca do t’iu njoftojmë me kohë nëpërmes emalit”, thuhet mes tjerash aty.