Lokale

Shtohet numri i aplikuesve në veri të Mitrovicës për letërnjoftimet e Kosovës

17.05.2016 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shtohet numri i aplikuesve në veri të Mitrovicës për letërnjoftimet e Kosovës

Udhëheqësja e Zyrës Administrative të Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Adriana Hoxhiq, ka deklaruar se qytetarët serbë në veri të Kosovës, në javën e fundit, kanë shtuar interesimin për marrjen e dokumenteve personale të Kosovës, pas paralajmërimit për liberalizim të vizave për shtetasit kosovarë.

“Më parë kemi pasur dymbëdhjetë aplikime për marrjen e letërnjoftimeve të Kosovës dhe tani ky numër është rritur në dyzet. Letërnjoftimi është kusht për marrjen e pasaportës”, tha Hoxhiq në një tryezë ku flitej për liberalizim të vizave, të mbajtur të hënën në mbrëmje në Mitrovicën e Veriut.

Pjesëmarrësit në tryezë theksuan faktin se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të shkaktojë probleme të mëdha për qytetarët serbë në veri të Kosovës, që duhet të nxjerrin pasaportat biometrike, duke numëruar një numër pengesash administrative, që sistemi i Kosovës nuk i ka zgjidhur.

“Një i martuar me një person nga Serbia do ta ketë problem realizimin e së drejtës së tij. Nuk e di se si do të njohë Kosova fëmijët ose edhe bashkëshortët – njëri nga të cilët nuk është nga Kosova – dhe ky do të jetë problemi”, tha Lubisha Mijaçiq, një aktivist për të drejtat e njeriut në Mitrovicë.

Javë më parë, Komisioni Evropian i propozoi Këshillit Evropian dhe Parlamentit të Evropës heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe mundësimin e lëvizjes së lirë për ta në vendet e BE-së.

Komisionari për punë të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopoulos, tha në Prishtinë se vetëm pasaportat biometrike të Kosovës do të jenë të pranueshme për udhëtim të qytetarëve të Kosovës pa regjim vizash, transmeton rel.

Megjithatë, autoritetet në Beograd dhe njëkohësisht edhe përfaqësues të serbëve në veri kanë theksuar se për serbët e Kosovës do të duhej të vlente pasaporta e lëshuar nga Zyra për Kosovë dhe Metohi e Serbisë, që nuk njihet nga autoritetet në Prishtinë. (a.v.)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”

“E vërteta gjithmonë”, reagon shkurt Mehmetaj

“E vërteta gjithmonë”, reagon shkurt Mehmetaj