Lajmet

Shteti pagoi gati 470 mijë euro rroga për 61 punëtorë të ministrisë së Mjedisit pa shkuar në punë

19.06.2026 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shteti pagoi gati 470 mijë euro rroga për 61 punëtorë të ministrisë së Mjedisit pa shkuar në punë

Shteti ka paguar gati 470 mijë euro rroga për 61 punëtorë serbë të cilët nuk kanë dalë fare në punë në vitin 2025.

Këto pagesa nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë evidentuar nga auditimi i ZKA-së, si një çështje e përsëritur, por për të cilën nuk është ndërmarrë asnjë masë.

“Punonjësit e angazhuar në bazë të Marrëveshjes së Brukselit nuk janë të sistemuar në pozita të rregullta dhe, sipas të dhënave të disponueshme, nuk ushtrojnë aktivitet në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Në total, janë 61 punonjës në këtë kategori. Gjatë vitit 2025, për këta punonjës janë realizuar pagesa në vlerë prej 469,885€. Megjithatë, nuk janë ofruar dëshmi për vijueshmërinë në punë apo për angazhimin e tyre.”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Sipas raportit, kjo çështje paraqet sfidë për ministrinë në sistemimin e këtyre punonjësve në pozita dhe hapësira të përcaktuara pune, për shkak të mungesës së objektivave të qarta të punës, si rrjedhojë e së cilës ata nuk janë të angazhuar në aktivitete konkrete.

“Pagesat e realizuara në mungesë të evidencave për vijueshmëri dhe angazhim në punë janë shpenzime të paarsyetuara dhe ndikojnë negativisht në transparencë dhe llogaridhënie.”, thuhet tutje në raport.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare