Shteti, Kisha dhe Akademia serbe sërish bashkë kundër Kosovës

20.10.2015 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shteti, Kisha dhe Akademia serbe sërish bashkë kundër Kosovës

Në Kryesinë e Serbisë ka përfunduar takimi i kreut shtetëror, kishtar dhe i Akademisë së Serbisë për pozicionimin e këtij vendi kushtuar vazhdimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe luftës së Serbisë që Kosova të mos pranohet në UNESCO, njoftojnë medie serbe, transmeton Koha.net.

Nga mbledhja u është bërë ftesë vendeve të UNESCO-s që kërkesa e Kosovës (mediet serbe emrin Kosovë e fusin në thonjëza) dhe vendeve që këtë kërkesë e përkrahin ose e refuzojnë dhe nga ajo është theksuar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, se do ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE duke e ruajtur dhe përparuar marrëdhëniet tradicionale të mira me Rusinë e Kinën.

Pjesëmarrësit e konferencës kanë hartuar dhe miratuar këto përfundime:

1. Të gjitha institucionet dhe organet shtetërore të Serbisë kundërshtojnë rreptësisht pranimin e Kosovës në UNESCO dhe ftojnë anëtarët e Këshillit Ekzekutiv dhe Konferencës së Përgjithshme të kësaj organizate që kërkesa e Kosovës dhe e vendeve që e përkrahin këtë kërkesë, të refuzohet. Kishat dhe manastiret serbe në Kosovë i takojnë trashëgimisë dhe pronës së Kishës Ortodokse serbe e Serbisë dhe çdo rrëmbim i kësaj trashëgimie do të ishte cenim real i ekzistimit të objekteve më të rëndësishme fetare, kulturore e historike të popullit serb, por edhe e trashëgimisë kulturore, evropiane e botërore në Kosovë, por edhe e popullatës serbe që jeton ende atje.

2. Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të luftojë për ruajtjen e qenësisë kombëtare, shpirtërore e kulturore të popullit serb në Kosovë. Njëkohësisht, të vetëdijshëm me realitetin e vështirë në terren e në veçanti për shkak të pikëpamjes tjetër e të ardhmes më të mirë si për serbët ashtu edhe për shqiptarët në Kosovë, shteti i Serbisë, KOS dhe Akademia e Shkencës dhe e Arteve të Serbisë mendojnë se është e domosdoshme që të gjitha problemet të zgjidhen në mënyrë të qetë e me përpjekje shtesë për vendosjen e marrëdhënieve më të mira me shqiptarët. Përkrahja e krijimit të AKS-së si instrument i mbrojtjes kolektive të të drejtave politike, ekonomike e kulturore, etj. të popullit serb në Kosovë do të jetë njëri nga prioritetet e politikës shtetërore në periudhën e ardhshme.

3. Shteti serb do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE duke ruajtur e duke përparuar marrëdhëniet e mira tradicionale me Rusinë, Kinën e vendet tjera. Po ashtu dialogu në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të duhej të vazhdonte, e Qeveria serbe dhe delegacioni i saj kanë lirinë e plotë, në kuadër të Kushtetutës së Serbisë, të gjejnë zgjidhje kompromisi me të cilat serbët dhe shqiptarët do të trasojnë bashkëpunimin më të mirë dhe jetën e përbashkët në të ardhmen.

4. Në veçanti është shqyrtuar pozita e serbëve në gjithë rajonin, është përcaktuar përgjegjësia dhe përkushtimi i Serbisë për mirëqenie për serbët jashtë Serbisë dhe në veçanti është theksuar nevoja edhe më e madhe edhe më e rëndësishme e bashkëpunimit dhe e konkretizimit të lidhjeve speciale paralele të cilat Republika Srpska i ka me Serbinë si në fushën e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike e të projekteve infrastrukturore ashtu edhe në sferën e kulturës, artit e sportit.

Pos kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliq, kryeministrit Aleksandar Vuçiq, në mbledhje kanë marrë pjesë edhe kryetarja e Kuvendit, Maja Gojkoviq, zëvendëskryeministri Ivica Daçqi, ministrat Nikola Selakoviq, Nebojsha Stefanoviq dhe Bratislav Gashiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq.

Në takim kanë marrë pjesë edhe kryetari i AShAS Vladimir Kostiq dhe dy ndihmës të tij si dhe kreu i KOS-ti, patriarku Irinej

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre