Shteti forcohet kur prokuroria nuk frikësohet, por mbështetet

E publikuar: 28/05/2025 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruan: Shenoll Muharremi

Të gjithë duhemi me e përkrahë prokurorinë, sidomos ata prokurorë që kanë integritet. Le të na hetojnë të gjithëve, pa mëshirë. Prokuroria duhet me u bë edhe më aktive.

Duhet me hetu gjithkund ku ka dyshime. Kjo e forcon shtetin dhe e rrit besimin në institucionet publike. Sidomos duhet me u hetu ata që e menaxhojnë paranë publike. Vetëm dobi kemi nga hetimet. Prokuroria duhet me qenë e pavarur, pa asnjë ndikim politik. Me e forcu integritetin e saj, askush mos me e dyshu.

Personat që hetohen nuk nënkupton që janë fajtorë. Këto hetime dhe intervista duhet me u bë rutinë. Ashtu siç shkon pacienti te mjeku për kontroll, ashtu prokurori heton me pa a jemi mirë.

Ka ardhë koha me u fuqizu ky institucion dhe me dalë prej aty heronjtë e rinj të Republikës. E di që ka me dhjetëra patriotë modernë që e dojnë këtë vend dhe që munden me kry këtë detyrë patriotike.