Për dallim nga meshkujt, femrat hetuese të Policisë së Kosovës nuk janë pajisur kurrë me rroba civile. Më 2014 për herë të parë është hapur tenderi për furnizimin e tyre me rroba, por që atëherë fiks gjashtë herë është anuluar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mungesa e ofertave, mospëlqim i dizajnit apo mosplotësim i specifikave të kërkuara sipas vlerësimeve nga komisione të përbëra nga zyrtare femra, kanë qenë disa nga arsyet e anulimeve. Vlerësimet e ofertave, sipas Zyrës për media të Policisë së Kosovës, janë bërë nga komisione të përbëra nga zyrtaret femra.
Për herë të parë tenderi për furnizim me rroba elegante është publikuar më 12 shtator të vitit 2014, ndërsa për herë të fundit është publikuar më 15 korrik të këtij viti…