Shtatë muaj nga njohja e fundit e shtetit të Kosovës

24.03.2015 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shtatë muaj nga njohja e fundit e shtetit të Kosovës

Pavarësisht që njohja e fundit për pavarësinë e Kosovës, ka qenë në gusht të vitit 2014, drejtues në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, thonë se janë duke punuar në disa drejtime që njohja ndërkombëtare e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, të bëhet nga shumë shtete.

Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, thonë se Kosova në dymbëdhjetë muajt e fundit ka pasur rezultate të mira sa i përket njohjes së Kosovës.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, në Qeverinë e Kosovës, Petrit Selimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se kohëve të fundit, fokusi i diplomacisë ka qenë anëtarësimi në organizata multilaterale ndërkombëtare.

“Diplomacia e Kosovës, pas pavarësisë, ka qenë e fokusuar vetëm në këtë çështje, procesin e njohjeve. Tash kemi procesin e njohjeve bilaterale, kemi anëtarësimet e Kosovës në organizata. Kemi integrimet euroatlantike të Kosovës, kemi diplomacinë publike. Pra, nuk është më diplomacia njëdrejtimëshe, por mundohet t’i mbulojë si çdo diplomaci e sofistikuar evropiane shumë gjëra në të njëjtën kohë”, tha Selimi.

Zoti Selimi tha se Kosova tash e disa muaj është duke pritur njohje të reja dhe zhvillime të rëndësishme në rrafshin ndërkombëtar.

“Varet nga shtetet që e pranojnë njohjen. Në vitet e kaluara shtetet me të lehta -t’i quajmë ashtu –  kanë përfunduar [si çështje] dhe tash kemi të bëjmë me shtete që janë pak më të vështira sa i përket vendimmarrjes, qoftë për shkak të situatës së brendshme, qoftë për shkak të ndjeshmërisë së tyre, por s’do mend se procesi i njohjeve 16 vjet pas fillimit të bombardimeve dhe vetëm 7 vjet pas pavarësisë është shumë solid”, theksoi Selimi.

Përfaqësues të opozitës në Kosovë, si dhe ata të shoqërisë civile, hedhin kritika të shumta në drejtim të institucioneve të Kosovës lidhur me politikën e jashtme dhe, siç thonë ata, ngecjet në njohje.

Puhie Demaku, anëtare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, konsideron se janë shumë faktorë të cilët kanë ndikuar në njohjet e reja për vendin.

Demaku, thotë se njohjet kanë ngecur edhe për faktin se për diplomacinë e Kosovës nuk ka vizion e as qëllime të qarta.

“Ne si Kosovë, përbrenda cilësohemi si një shtet jo tepër stabil. Një vend ku ka shumë korrupsion e krim të organizuar, ku mungon sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, dhe ku ka probleme të shumta sociale që pasqyrohen edhe me ikjet e fundit”.

“Të gjitha këto, natyrisht na bëjnë neve si një partner jo fort të lakmueshëm për shtetet tjera, të cilat pastaj do të bënin të ditur partneritetin edhe me njohje. Në anën tjetër, kemi edhe procesin e dialogut, i cili na dëmton shumë për shkak se jemi duke bërë negociata jo fqinjësore, por negociata me një shtet, i cili na mban në kushtetutën e tij si pjesë të veten”, tha Demaku.

Kurse, drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Fol, Petrit Zogaj, thotë se Kosova nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur politikës së jashtme.

“Strategjitë e qeverisë për lobim jashtë vendit me shtetet që nuk na kanë njohur, kanë munguar prej vitit 2008 e këtej. Po ashtu, shtetet nuk njohin shtete që nuk kanë asnjë benefit ekonomik dhe nuk njohin shtete, të cilat mund t’i kërcënojnë ato në aspektin e sigurisë”, tha Zogaj.

Kosova deri më tani sipas MPJ-së, është njohur nga 108 shtete nga arena ndërkombëtare, ndërkaq 5 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, vazhdojnë të kenë rezerva për të ndërmarrë një hap të tillë, Spanja, Qiproja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia.

Mungesa e njohjes nga këto shtete, sipas disa përfaqësuesve të shoqërisë civile, ndikon dhe negativisht në integrimin e Kosovës në Bashkimi Evropian dhe organizata të ndryshme evropiane, raporton rel.

Njohja e fundit e shtetit të Kosovës u bë nga Ishujt Solomon, më 13 gusht 2014.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje