Shtabi i ri zgjedhor i PDK-së në Drenas, reagon Demaku: Mos të keqpërdoret emri im, askush nuk është konsultuar me mua

E publikuar: 03/10/2024 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka kumtuar për zgjedhjen e Shtabit të ri zgjedhor të kësaj partie, në këtë komunë.

Në përbërje ka emra të njohur ndërsa listës i prinë Ramiz Lladrovci.

Në këtë përbërje, si anëtar i këtij shtabi përmendet edhe Fadil Demaku, gjë për të cilën ky i fundit edhe ka reaguar.

“E pashë që më kishin lakuar emrin si anëtar i Shtabit Zgjedhor të Degës së PDK-së në Drenas. Askush nuk është konsultuar me mua për një gjë të tillë. Unë vërtetë jam me PDK-në dhe atë në kontinuitet prej kur është formuar. Gjithherë jam angazhuar për unitet dhe përfaqësim sa më të mirë. Gjë qe do ta bëj edhe në të ardhmen. Por, unë kam integritetin tim dhe nuk dua të më keqpërdorët emri për qëllime të caktuara dhe interesa grupore qofshin edhe brenda vet PDK-së”, ka shkruar mes tjerash ai.

Njoftimi i tij i plotë: