Shqiptarët, edhe storie suksesi në Gjermani [video]

29.07.2015 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shqiptarët, edhe storie suksesi në Gjermani [video]

Që nga kryetari i komunës, politikanët lokalë dhe të tjerë japin rrëfimet e tyre për kontributin për qytetin e Augsburgit në emisioni Stadtgespräch të televizioni ATV.

Këtë javë në studio janë ulur vëllezërit Fatmir dhe Faton Seferi nga Prekazi i Skënderajt. Ata kanë rrëfyer rrugën e gjatë të kësaj familjeje që ka ikur nga Kosova në vitet 90 dhe ka krijuar jetë të re në Gjermani duke pasur sukses në biznesin e restoranteve, raporton KTV.

Moderatori u ka thënë ta shpjegojnë nisjen e ikjes nga Kosova që në kohën e ardhjes në pushtet të Millosheviqit, kur djali më i madh i familjes Iliri kishte ikur për të shmangur ushtrinë jugosllave.

Fatmiri ka treguar se vetë ka ikur pas masakrës ndaj familjes Jashari në Prekaz, por pjesa tjetër e familjes kishte mbetur në Kosovë.

Qëndrimin në Kosovë e shpjegon Fatoni i cili tregon se si kishte parë me sytë e tij vrasjen dhe plagosjen e shqiptarëve nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Fatoni tregon se edhe pse ishte fëmijë 14 vjeçar një polic e goditi atë me kondak të revoles.

Por, në studio natyrisht ata ishin të ftuar për të folur për sukseset e tyre.

Fatmiri e Fatoni rrëfejnë se si nisën punën si pjatalarës dhe brenda një kohë u shndërruan në udhëheqës të disa prej restoranteve kryesore bavareze.

Ata tregojnë se sa e vështirë ishte që të bindet birraria lokale që të bashkëpunonte me një familje kosovare që po merrte përsipër restorantet në zë si “Gasthof zum Ochsen”, “Haunstetter Hof”, “Zeughausstuben”, “Weisser Hase”, “Hasenbrähaus Kälberhalle” dhe së fundi edhe birrarinë më të vjetër “König von Flandern”.

Moderatori konstaton se ata janë shembulli më i mirë i integrimit të suksesshëm të kosovarëve në Gjermani.

Ai i pyet në fund për ardhjen masive të imigrantëve në Gjermani, dhe Fatmiri thotë se nuk e kupton pse po vijnë njerëzit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia apo Serbia, por ka mirëkuptim për ata që vijnë nga zonat e luftës.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor