Shqipëria nuk është xheloze që Kosova ka TVSH-në më të ulët

24.03.2015 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shqipëria nuk është xheloze që Kosova ka TVSH-në më të ulët

Nën moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”, është mbajtur në Tiranë mbledhja e dytë e përbashkët e dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës. Por, i ndërgjegjshëm se dëshira për një shtet të vetëm është prezentë në të dyja anët e kufirit, kryeministri Isa Mustafa theksoi troç se stacioni i fundit i këtij udhëtimi të përbashkët është BE-ja.

Por ndryshe nga sa ndodhi në Prizren në 11 janarin e 2014-s, qytetarët e Shqipërisë nuk dolën në rrugë për të përshëndetur mbledhjen e dytë të përbashkët mes Qeverisë së Prishtinës dhe asaj të Tiranës. Ceremonia pritëse u zhvillua përpara Pallatit të Kongreseve, ku u mbajt edhe mbledhja. Në hollin e godinës u ulën dy ekipet qeveritare. Flamuri kombëtar ishte bazamenti i skenografisë, ndërsa tryeza e rrumbullakët ngjyrë blu evokonte njëkohësisht flamurin e Kosovës, por edhe yjet e Bashkimit Evropian.

Pyetjes së “Kohës Ditore” lidhur me deklarimet e kryeministrit Mustafa se dy ekonomitë dhe bizneset e Shqipërisë e Kosovës, nuk duhet ta konsiderojnë njëra-tjetrën si konkurrente, por si partnere dobiprurës, ndërkohë që Kosova ka TVSH-në dhe taksa më të ulëta krahasuar me Shqipërinë ku dallimi në taksa ke bërë që investitorët e huaj të braktisin Shqipërinë për tu vendosur në Kosovë, nuk i është përgjigjur Isa Mustafa, por Edi Rama.

“Mos të kemi konkurrencë, por mirëkuptim. Ne nuk jemi xhelozë që Kosova ka TVSH më të ulët dhe tatimfitimin më të ulët, jemi absolutisht të lumtur për këtë. Nuk jemi në konkurrencë me njëri-tjetrin kush ul më shumë TVSH. Për nga pikëpamja e sistemit të taksimit, qoftë Shqipëria , qoftë Kosova ofrojnë maksimumin duke pasur parasysh gjithë pjesën tjetër që ka të bëjë me koston e punës, pozicionin gjeografik, mundësinë e qarkullimit brenda kësaj hapësire. Në çdo diskutim dhe qasje ndaj investitorëve të huaj asnjëherë nuk ka kufij. Kur flasim për Shqipërinë, flasim dhe për Kosovën. Kur ftojmë investitorët në Shqipëri i ftojmë në këtë hapësirë shqiptare, duke i siguruar se paralelisht ne do të heqim të gjitha llojet e barrierave sikurse bëmë dhe në mbledhjen e sotme”, u përgjigj Rama.

Pa përgjigje ka mbetur pyetja tjetër e “Kohës Ditore” lidhur me mosmarrëveshjet Shqipëri-Kosovë që kanë burimin nga ish-Federata Jugosllave, pjesë e së cilës ka qenë edhe Kosova dhe këtu kemi pasur parasysh marrëveshjen e munguar për ujërat kufitare ky zyrtarët në Kosovë kanë akuzuar Shqipërinë dhe qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha se me vendimet e marra ke penguar projektin e HC të Zhurit, ndërkohë që Berisha në rolin e kryeministrit ka theksuar se këtë çështje duhet ta zgjidhë një Gjykatë Ndërkombetare.

“Sa i takon paraardhësit tim ju lë juve të gjykoni, e njihni më mirë se unë dhe jeni më objektivë se unë kur flisni për paraardhësin tim, e kam fjalën për ju të Kosovës”, është përgjigjur Edi Rama.

Dy kryeministrat i janë përgjigjur edhe pyetjes lidhur me mungesën e ministrave serbë në Tiranë.

“Nuk e konsiderojmë të lehtë këtë proces të integrimit të serbëve, por një mundësi e rëndësishme që ne së bashku me ta të zgjidhim të gjithë problemet e komuniteteve. Shpresoj që ata do të kthehen edhe në kuvend edhe në Qeverinë e Kosovës”, është përgjigjur Mustafa.

Ndërsa për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama problem do ishte sikur serbët të mos kishin vende, por kur i kanë vendet dhe i lënë kjo është zgjedhja e tyre.

“Vendet janë aty dhe mund të kthehen kur ta shohin të arsyeshme. Më e rëndësishmja është se ndërkohë që ata nuk janë aty, qeveria është aty për të plotësuar të gjitha detyrimet që parashikon marrëveshja”, tha Rama.

Një ndër marrëveshjet më të rëndësishme ka qenë ajo për lehtësimin dhe nxitjen e tregtisë që synon heqjen e të gjitha barrierave jo-tarifore mes të dy vendeve, me qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtare. Marrëveshja u firmos nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë Arben Ahmetaj dhe ministres së Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës, Hykmete Bajrami.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një

Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës