Shqipëria bllokon prodhuesit kosovarë, ministri Hoti i dërgon letër homologut të tij shqiptar (DOKUMENT)

E publikuar: 04/06/2016 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Raportet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, vazhdojnë të mbetën larg të dëshirueshmes.

Takimi i dy qeverive dje në Prishtinë, përveç fotografive nuk pritet të sjellë rezultate në rrafsin ekonoim, përkatësisht te prodhuesit kosovarë.

Një ditë para se të mbahej kjo mbledhje ministri i Financave Avdullah Hot,i ia ka dërguar një shkresë zyrtare homologut të tij nga Shqipëria, Arben Ahmetaj, nga i cili ka kërkuar që prodhuesit kosovarë mos të bllokohen në doganën e Shqipërisë.

Hoti përmes kësaj letre një kopje të secilës e ka siguruar ORAinfo, ka njoftuar ministrin Ahmetaj për bllokadën që i ka bërë shteti shqiptar birrës së Pejës.

“Më lejoni që përmes kësaj shkrese të ju informoj me shqetësimet që “Klubi i Prodhuesve të Kosovës”në emër të Birrarisë “Peja”i ka adresuar te ne, me qëllimin që këto të adresohen tek organet kompetente të shtetit shqiptar.

Çështjet e ngritura nga birraria “Peja” janë çështje për të cilat në takimet tona të rregullta jemi dakorduar që të evitohen si pengesa për bizneset e të dy shteteve.

Duke parë angazhimin tuaj të fuqishëm, kam besim të plotë që me shuam kujdes do t’i trajtoni shqetësimet e ngritura nga Birraria “Peja”,thuhet në letrën e ministrit Hoti, një kopje të së cilës e ka siguruar ORAinfo.

13382158_10209681455697664_1924221701_n

Në anën tjetër, Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes një shkrese ka njoftuar ministrin Hoti për pengesat që po hasin në Doganën shqiptare.

Ata thonë se birraria”Peja” është bllokuar me 31 maj në Doganën e Shqipërisë, pas asnjë shpjegim.

Sipas tyre, kjo bëhet me qëllim që të parandalohet hyrja e këtij produkti në tregun shqiptar në kohën kur kresat në treg janë më të mëdha.

Në Ministrinë e Financave nuk kanë dashur të flasin, por i vetmi komunikim i kësaj ministrie për këtë çështje ka qenë publikimi në Facebook i një përmbledhje rreth raporteve Kosovë-Shqipëri nga këshilltari i kësaj ministrie Asdren Osaj.

“Veprimet për harmonizimin e politikave ekonomike, në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Në takimin e dy qeverive në mars të vitit 2015 në Tiranë, të dy ministrat, ai i Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministri i Financave të Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për Forcimin e Bashkëpunimin mes Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë. Nga ky dokument ka derivuar Plani i Veprimit për Zbatimin.

Fushat kryesore të planit për Zbatim konsistojnë:

1. Strategjia e luftës kundër ekonomisë joformale.

2. Njësi të përbashkët të hetimeve – Marrëveshje formale.

3. Qendra e përbashkët e trajnimeve- Marrëveshje formale.

4. Plani i harmonizimit të akcizave.

5. Rishikimi i rregullores për çmimet referente të transportit.

6. Lista e plotë e certifikatave dhe lejeve të tjera- harmonizimi i tyre.

7. Terminali Doganor i përbashkët.

8. Eliminimi i burokracisë në terminale.

Takime të ndryshme janë zhvilluar midis Ministrave, në Tiranë/Mars 2015, në Prizren/ Korrik 2015, në Tiranë/Prill 2016 dhe në Prishtinë/Maj 2016, ku janë ngritur grupet e përbashkëta të punës nga institucionet respektive të dy shteteve. Grupet e punës kanë filluar punën menjëherë pas takimit të korrikut të zhvilluar në Prizren.
Arritjet
1. Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të autoriteteve tatimore dhe doganore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore (e nënshkruar më 3 qershor 2016 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive) – gjatë muajit shtator 2015, në mënyrë intensive janë zhvilluar takime dhe biseda në mes të grupeve të punës ndërinstitucionale. Marrëveshja rregullon bashkëpunimin në fushën e hetimeve penale dhe administrative mes të institucioneve të fushës së tatimeve dhe doganave të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Marrëveshja formalizon edhe çështjet e këmbimit informacionit në mes të palëve, me qëllim të pasurimit të proceseve hetimore si dhe rritjen e kapaciteteve te hetimit të palëve. Kjo marrëveshje ka për qëllim që të formalizoj dhe strukturoj ndihmën reciproke dhe ndërveprimin e proceseve.

2. Marrëveshja për Krijimin e Qendrës se përbashkët e trajnimeve (e nënshkruar më 3 qershor 2016 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive) –Marrëveshja për krijimin e një Qendre të përbashkët të Trajnimeve ka si qëllim rritjen e kapacitetit profesional të Institucioneve fiskale të Shqipërisë dhe Kosovës për të arritur detyrat e mëposhtme: Rritja dhe zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrive të Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës; i) Përmirësimin e kapaciteteve administrative të organeve fiskale për t’u përshtatur me kërkesat që duhen përmbushur për anëtarësimin në Bashkimin Evropian; 2) Këmbimin e lektoreve, programeve te trajnimit dhe pjesëmarrësve ne mënyrë te ndërsjellë ne mënyrë qe te përfitojmë nga eksperiencat e veçanta te dy administratave.
Marrëveshja parashikon Krijimin e një organi të përbashkët koordinues që do të ketë përbërje të barabartë anëtarësh nga të dy Ministritë përfshi Institucionet përkatëse doganore dhe tatimore. Për veç këtij dokumenti është nxjerr edhe plani i veprimit për zbatimin e këtij dokumenti ku është përcaktuar grupi që do të jetë përgjegjës sipas veprimeve të përcaktuara dhe kërkesave për krijimin e dokumenteve përcjellëse.

3. Plani i harmonizimit të akcizave – Harmonizimi i akcizave është një proces kompleks pasi kemi ndryshime të qenësishme jo vetëm në normat e aplikuara të akcizës por edhe në mallrat ku aplikojmë akcizë. Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, taksa e akcizës aplikohet kryesisht në tre grupe të produkteve, përkatësisht:
Produktet e duhanit
Produktet e vajrave minerale (Hidrokarburet) dhe
Produktet e alkoolit
Në mënyrë të përmbledhur, dallimet në produkte në të cilat aplikohet taksa e akcizës janë këto:
Në Shqipëri aplikohet akcizë në:
kafe e pjekur
nesscafe dhe ekstraktet e saj
koks nafte
bitumen nafte
bateri
akumulatorë …ndërsa në Kosovë aplikohet akcizë në:
pijet jo alkoolike
gazet e naftës
thasët/ qeset e plastikës
tretësit organik
veturat
lojërat e fatit
Mallrat të cilat kontribuojnë më shumë në të ardhurat doganore të dy vendeve janë:
Derivatet e naftës (Hidrokarburet )
Duhani dhe produktet e tij,
• Duhani dhe produktet e tij,
Kosova ka rritur akcizën për duhanin, dhe Shqipëria ka stopuar rritjet e mëtejshme të akcizës për duhanin, kështu që është arritur harmonizimi i akcizës në cigares në të dy vendet rreth 3 euro /1000 copë.
• Hidrokarburet
Për sa i përket Hidrokarbureve, dallimet në normat e akcizës nuk janë të mëdha; në Kosovë është 0.36 euro ndërsa në Shqipëri 0.26 euro. Shqipëria aplikon edhe dy Taksa të tjera; taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit e cila paguhet në import dhe prodhim brenda vendit të këtij produkti. Natyrshëm, kjo taksë i rrit diferencat në çmim të naftës në Shqipëri duke e çuar barrën e taksës në Shqipëri për karburantit 0.48 euro.

4. Çmimet referente të transportit –. Janë harmonizuar Çmimet referente të transportit ku dhe është hartuar “Udhëzimi i përbashkët Administrative për përcaktimin e kostos së shpenzimeve të transportit të mallrave të importuara”. Me anë të këtij Udhëzimi rregullohet përfshirja e shpenzimeve të transportit rrugor, hekurudhor, detar, ajror në vlerën doganore të mallrave të importuara përcaktohen lista e dokumenteve qe duhet prezantohen nga ana e subjekteve ekonomike gjate deklarimit të shpenzimeve të transportit dhe përfshirjes së tyre në vlerën doganore; si dhe detyrohen zyrtarët doganore që të shqyrtojnë dokumentet e prezantuar nga ana e subjekteve ekonomike, përcaktimit të vlerës doganore .
Sipas këtij U.A i është dhënë mundësi më e madhe aplikimit të vlerës se transaksionit dhe deklarimit të këtyre shpenzimeve përmes fakteve dokumentare të parapara nenin 3 të këtij UA.

5. Lista e plotë e certifikatave dhe lejeve të tjera -harmonizimi i tyre –. Janë njehsuar 20 certifikata midis AKU dhe AUV.

6. Terminalet Doganore. Kanë përfunduar të gjitha procedurat për terminalin e përbashkët doganor. Në fund të Majit 2016 përfundon Integrimi i Asicudes, nga pala Shqiptare, duke bërë të mundur Tranzitin e përbashkët Shqipëri Kosovë.

7. Krijimi i korridorit të gjelbër për eksport/ importin e produkteve se zonale/ bujqësore. Ministria Shqiptare e Financave ka nxjerrë dy udhëzime i) për c doganimin tek subjekti grumbullues për produkte bujqësore dhe blegtorale, si dhe ii) të ofrimit të shërbimeve të agjencive doganore 24/7 për eksport importin e produkteve bujqësore kryesisht më Kosovën. Prioritizohen nga të dy anët produktet e freskëta .
8. Organizimi i një tryeze të përbashkët për bizneset e dy shteteve që eksportojnë apo importojnë në shtetet respektive. Është realizuar ky takim më datë 16 maj më praninë e dy Ministrave ku janë diskutuar sfidat ekonomike dhe të bërit biznes midis dy shteteve.
9. Harmonizim i çmimeve të referencës për produkte fruta/perime. Ka përfunduar dakortësimi i çmimeve të referencës për produktet fruta – perime”, ka shkruar Osaj. /ORAinfo/