Shpresë për vizat, deputetja holandeze jep lajmin: Në Holandë po ndryshon disponimi

22.06.2022 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shpresë për vizat, deputetja holandeze jep lajmin: Në Holandë po ndryshon disponimi

Deputetja holandeze dhe njërit anëtarja e Këshillit Europian për Marrëdhënie të Jashtme, Kati Piri, ka thënë se disponimi i Holandës rreth integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar, shkruan Gazeta Express.

Pas viteve të tëra të bllokadës ndaj zgjerimit të mëtutjeshëm të BE-së si dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, duket se qëndrimi holandez po ndryshon. Piri thotë se në parlamentin e Holandës gjërat tani shihen ndryshe.

Lexo Edhe:

Një burrë 35-vjeçar shpjegon: “Është si të më heqin stomakun”

Caktohet seanca e parë e Apelit të Speciales ndaj Gucatit e Haradinajt – G…
Kjo është ajo çfarë ka shkruar Piri në rrjetin social Tëitter.

Pas vitesh veto holandeze për zgjerimin e BE-së, disponimi po ndryshon në parlamentin 🇳🇱:

– të mbështesë kandidaturën në BE të Ukrainës dhe Moldavisë

– të përkushtuar për kandidimin e Gjeorgjisë, pasi të plotësohen kushtet;

– të gatshëm të rishikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën;

– mbështetja për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë që Holanda, së bashku më Francën, kanë qenë skeptikët më të mëdhenj për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pasi për disa vite me radhë mori përkrahje nga Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian, Kosova pret që më datat 23 dhe 24 qershor të marrë lajmin e mirë edhe nga Këshilli i BE-së për liberalizim të vizave për qytetarët e saj. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në Bruksel.

Temë bisede mes tyre ishte çështja e liberalizimit të vizave, për të cilën po shpresohet se do të ketë ndonjë rezultat pozitiv në samitin e nesërm që do të mbahet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e krerëve të Bashkimit Europian me liderët e Ballkanit Perëndimor. /Gazeta Express.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shpresë për vizat, deputetja holandeze jep lajmin: Në Holandë po ndryshon disponimi

Shpresë për vizat, deputetja holandeze jep lajmin: Në Holandë po ndryshon disponimi

Dy ditët vendimtare për vizat, a do të festojë Kosova apo do të zhgënjehet edhe një herë

Dy ditët vendimtare për vizat, a do të festojë Kosova apo do të zhgënjehet edhe një herë

Scholz: Nuk është e sigurt nëse do të mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në në Bruksel

Scholz: Nuk është e sigurt nëse do të mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në në Bruksel

Deputetja e VV-së: “Elektrosever” do të jetë veç furnitor, duke respektuar ligjet e Kosovës

Deputetja e VV-së: “Elektrosever” do të jetë veç furnitor, duke respektuar ligjet e Kosovës

Punime në rrjet, KEDS-i tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë

Punime në rrjet, KEDS-i tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë

Caktohet seanca e parë e Apelit të Speciales ndaj Gucatit e Haradinajt

Caktohet seanca e parë e Apelit të Speciales ndaj Gucatit e Haradinajt

Musliu: Mazhoranca në luftë me vetveten, duan të votojnë për Trustin, lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë

Musliu: Mazhoranca në luftë me vetveten, duan të votojnë për Trustin, lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë

Arben Limani, zyrtari i moçëm i AKP’së zgjidhet drejtor menaxhues i këtij institucioni

Arben Limani, zyrtari i moçëm i AKP’së zgjidhet drejtor menaxhues i këtij institucioni

Kusari – Lila: Seanca nuk u ndërpre nga mazhoranca, nuk e mbështesim tërheqjen e Trustit

Kusari – Lila: Seanca nuk u ndërpre nga mazhoranca, nuk e mbështesim tërheqjen e Trustit

Scholz: E duam dhe na duhet Ballkani Perëndimor në BE

Scholz: E duam dhe na duhet Ballkani Perëndimor në BE

PDK: Seanca u ndërpre në mënyrë abritrare, pikërisht kur pritej diskutimi për Trustin

PDK: Seanca u ndërpre në mënyrë abritrare, pikërisht kur pritej diskutimi për Trustin

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe drejt normalizimit të marrëdhënieve

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe drejt normalizimit të marrëdhënieve

Të premten ZRRE-ja shqyrton licencën e “Elektroseverit”

Të premten ZRRE-ja shqyrton licencën e “Elektroseverit”

Nagavci thotë se këtë vit tekstet shkollore do të shpërndahen me kohë

Nagavci thotë se këtë vit tekstet shkollore do të shpërndahen me kohë

Kurti premton punësim të komuniteti rom, përmend ndarjen e bursave dhe granteve

Kurti premton punësim të komuniteti rom, përmend ndarjen e bursave dhe granteve

Osmani në takim me presidenten Metsola: Mbështetja nga Parlamenti Evropian garancë për rrugën evropiane të Kosovës

Osmani në takim me presidenten Metsola: Mbështetja nga Parlamenti Evropian garancë për rrugën evropiane të Kosovës