Shpërblehet kush jep informata në kapjen e vrasësit, por numri ku duhet të lajmëroheni nuk funksionon

29.11.2021 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shpërblehet kush jep informata në kapjen e vrasësit, por numri ku duhet të lajmëroheni nuk funksionon

Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro për atë që jep informacione për vrasjen në Gllogjan. Policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit ku qytetarët mund të japin informacione rreth rastit.

Njësite të shumta të Policisë së Kosovës po vazhdojnë kontrollet në Deçan.

Ky vend, por edhe vende të tjera po kontrollohen nga pjesëtarët e Policisë së Kosoës për të kapur sa më parë autorët apo autorin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.

Madje siç mëson televizioni, mobilizimi në Policinë Rajonale në Pejë është jashtëzakonisht i madh sa i përket këtij rasti.

Edhe bashkëpunimi me qytetarët e këtij rajoni, është po i njëjtë në mënyrë që të zbardhet ky rast, dhe autorët apo autori të del para drejtësisë.

Ani pse ka një mobilizim të lartë, megjithatë hetimet nuk janë të lehta.

Kështu është shprehur prokurorja e rastit, Sahide Gashi e cila ka treguar se tani më janë duke punuar në disa pista.

Ndërkaq, edhe autobusi në të cilën udhëtonin pasagjerët, ku tre prej tyre mbetën të vdekur u largua në ditën e katërt të hetimeve.

Në mënyrë që të ndihmohen hetimet, Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë, si shpërblim për këdo që dhuron informacione që dërgojnë në arrestimin e autorëve apo autorit të vrasjeve në Deçan.

Të gjithë qytetarët që posedojnë informacione lidhur me këtë rast, mund t’i adresojnë ato në numrat e telefonit që janë vënë në dispozicion apo ne email adresë.

T7 ka provuar të hënën gjatë ditës të kontaktoj numrin e lënë nga Policia e Kosovës, por kjo linjë nuk ka qenë në funksion.

Videon e plotë mund ta shihni KËTU.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Shpërblehet kush jep informata në kapjen e vrasësit, por numri ku duhet të lajmëroheni nuk funksionon

Shpërblehet kush jep informata në kapjen e vrasësit, por numri ku duhet të lajmëroheni nuk funksionon

Ilir Dugolli, ambasador i Kosovës në SHBA?

Shkup: Së pari detaje për Omicronin, pastaj masa të reja

Bugajski: Marrëveshje Kosovë-Serbi vetëm me njohje reciproke, Asociacioni mund të bëhet Republika Sprska

Shkencëtari amerikan: Javën e ardhshme kuptojmë efikasitetin e vaksinës ndaj variantit te ri

Ambasada e Amerikës flet për paralajmërimet për sulme në Kosovë

Prokuroria deklarohet për vrasjen e trefishtë në Deçan

Pahor në Qeveri, takohet me Kurtin

Pahor në Qeveri, takohet me Kurtin

Deputetja Adriana Matoshi njofton se i është rikthyer tumori në kokë pas 9 vitesh

Osmani: Serbia po tenton që ta destabilizojë Kosovën përmes strukturave ilegale në veri

Presidenti slloven: BE-ja t’ia liberalizojë vizat Kosovës, tejkaloni mosmarrëveshjet me Serbinë

5 mijë e 556 patentë-shoferë të konfiskuar për nëntë muaj në Kosovë

Mutacioni i ri i COVID-19, reagon Von der Leyen: Bota është në një garë me kohën

Po e çon Bosnjën drejt konfliktit, Dodiku sfidon Perëndimin: Kam përkrahjen e Rusisë dhe Kinës

Këto janë rregullat që duhet të ndiqni për të rivotuar përmes postës për zgjedhjet në Dragash

Vuçiq: Kjo gjë më bindi që nuk duhet ta njohim Kosovën