Kryetarët e komunave të Kosovës nuk po i ndalin shpenzimet e luksit. Milionat e shtetit po shpenzohen në dreka e darka nga ana e të zgjedhurve të shtetit.
Të dhënat e harxhimeve janë paraqitur në raporton e Zyrës Kombëtare të Auditimit
Sipas këtij raporti, kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka harxhuar rreth 15 mijë euro më shumë se sa nga viti i kaluar nga buxheti i komunës në dreka zyrtare, shkruan Gazeta Express.
Përderisa në vitin 2014, Ahmeti kishte harxhuar 15 mijë euro, në vitin 2015, ai ka shpenzuar 31 mijë e 777 euro.
Në Prishtinë, shpenzimet po ashtu janë rritur në thirrjet e telefonisë mobile kur për vitin 2015 janë shpenzuar 63 mijë euro që I bie afro 10 mijë euro më shumë se sa në vitin paraprak.
Për shpenzimet e luksit, hiç më keq nuk ka kaluar as kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.
Anise i dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare Muja nuk është kursyer asnjëherë që ta shpërblejë vetën me dreka gjatë orarit të punës. Muja për vitin 2015 ka harxhuar hiç më pak se sa 46 mijë euro.
Për dreka e darka nuk është kursyer as komuna e Vushtrrisë që udhëhiqet nga Bajram Mulaku. 22 mijë euro janë harxhuar nga kjo komunë.
Edhe Agim Veliu i komunës së Podujevës ka harxhuar mijëra euro për një vit në dreka zyrtare. 5 mijë e 117 euro janë harxhuar për vitin 2015 nga kjo komunë